Lajme
Vjenë: Pritje festive për 16-vjetorin e Pavarësisë së Kosovës
Kështu u festua 17 Shkurti nga nxënësit shqiptarë në Vjenë
Me rastin e 16-të vjetorit të Pavarësisë së Republikës së Kosovës, Shoqata e Mësuesve Shqiptarë „Naim Frashëri“ në Austri organizoi manifestim qendror në Vjenë.
Të shtunën, më 24 shkurt, salla solemne në Europahaus në Vjenë ishte e mbushur me nxënës, prindër dhe bashkatdhetarë që kishin ardhur për të shënuar festën e 17 Shkurtit – Dita e Pavarësisë së Kosovës.
Në skenën e dekoruar bukur me elemente kombëtare dhe shtetërore të Republikës së Kosovës, nga mësuesit dhe prindërit enkas për këtë festë, nxënësit shqiptarë të prirë nga mësueset Miradije Berishaj, Antigone Elshani, Ina Arapi, mësuesit Ibrahim Hasanaj dhe Osman Ademi, u ngjitën lart për të kënduar dhe nderuar himinin kombëtar dhe himnin shtetëror të Kosovës. Të gjithë ishin me veshje të bukura kombëtare. Programi filloi me vallen e heroit Hamëz Jashari, për të vazhduar me këngë, valle e recitime për Pavarësinë e Kosovës. Për gati tri orë program nxënësit emocionuan publikun me interpretimet e tyre. Programi u mbyll me këngën që është bërë simbol i Pavarësisë së Kosovës „Mora Fjalë….
Në këtë program festiv të pranishëm ishin z. Jeton Maliqi, përfaësues i Ambasadeës së Republikës së Kosovës në Vjenë, z. Artan Canaj, i ngarkuar me punë në Ambasadën e Republikës së Shqipërisë në Vjenë dhe Antigone Elshani, kryetare e SHMSH „Naim Frashëri“ në Austri.
Diplomatët në fjalët e tyre përshëndetëse i uruan të pranishmit për 16-vjetorin e Pavarësisë së Republikës së Kosovës dhe i falënderuan mësuesit për punën e madhe që po bëjnë me nxënësit shqiptarë në Austri. Me praninë e tyre këtë event nderuan po ashtu z. Avdyl Gjocaj nga familjet e dëshmorëve, z. Ismai Kabashi dhe z. Idriz Ismaili – profesorë universiteti, zonja Drita Cacaj, aktiviste politike, z. Januz Saliuka-M17, zonja Violeta Almusa- LKSHA „Aleksander Moisiu“ Vjenë, zoti Halil Jashari nga Liga Shqiptare e futbollit në Vjenë, z. Hafir Elshani, shoqata Shqiponja Traisen e shumë aktivist të tjerë.
Mësuesit që morën pjesë në program me nxënës ishin: znj. Miradije Berishaj, znj. Ina Arapi, znj. Antigone Elshani, z. Ibrahim Hasanaj dhe z. Osman Ademi, i cili ishte edhe moderator i programit. Z. Ademi mes tjerash pati edhe një mesazh për përfaqësuesit e ambasadave tona dhe institucioneve shtetrore: Të marrim nismën për krijimin e një Qendre Kulturore Shqiptare në Austri, si nevojë e domosdoshme për ruajtjen dhe promovimin e kulturës shqiptare në Austri. Ai i luti ata që në emër të komunitetit shqiptar në Austri ta përcjellin edhe te kreret më të lartë të shteteve tona!
Nxënësit që morën pjesë në program:
Ajana Ademi, Aela Kuçi, Enes Rexhepi, Arber Hajdari, Vjosa Shala, Etna Jupa, Ferstina Rexhaj, Anisa Pnishi, Klara Pnishi, Ezana Miftari, Amara Dervishaj, Anuar Hasani, Leonard Behluli, Amar Kuçi, Angjelina Pala, Arian Deshishik Lopata, Dita Alihajdaraj, Mona Syla, Eden Ademi, Eliza Kastrati. Zani Dedaqi, Art Llapaj, Bato Bajraktari, Art Salihu, Rron Salihu, Arben Kastrati- Hagelkruys, Real Qehaja Eliza Etemi, Alea Halimi,Diara Rexhepi, Leila Rristemi, Erduan Gashi, Eduarta Popaj, Ledejna Emini, Leonita Kojdjadjaku, Brikena Logo, Elina Gjocaj, Adrian Ademaj, Aurora Abazi, Luiza Jakaj, Luan Ademaj, Gentian Ademaj, Arilena Abazi, Rita Jakupaj, Hira Abdullai, Elisa Ahmeti, Orgesa Sylkaj, Ornesa Sylkaj, Eliza Ahmeti, Ariona Jashari, Elona Jashari, Luna Arifaj dhe Ensar Jakupi, Elona Morina, Edonisa Beqiri, Ardita e Elona Morina, Luiza Dema, Jasminë Agushi, Jonas Drashi, Etnik Zenelaj, Adea Zenelaj Elona Zenelaj, Vlera Skeraj, Fabio Skeraj, Eneida Vitija, Omer Mejzini, Alina Emini, Sumeja Mejzini , Emira Sela, Loren Polisi, Amanda Luga, Beytullah Ramadani, Fejsal Abazi, Dea Dalani, Sara Salihi Aurela Adili, Anisa Shala, Adela + Emma Shala, Sara + Isra Nushi, Leonis Osmani, Alea Alili, Jon Januzaj, Auron Alihajdaraj, Vlora Melchard, Premtim Jashari, Meryem Jashari, Hana Haxhimusa, Jonas Diendorfer, Lear Voca, Albanot Kuçi.
Që ky program festiv të realizohet, ndihmuan: z. Arbër Marku, siguroi sallën falas, z. Garip Osmani, shpenzimet dekorative, z. Halil Jashari, kameraman profesionist, znj. Vlora Melchard, pianiste, SHKS „Iliria“, familjet: Jakupaj, Abazi, Jakaj, Ademaj, Kabashi dhe Jashari.
SHMSH „Naim Frashëri“ ju shpreh falënderim dhe respekt të veçantë.
Gëzuar 17 shkurti- Dita e Pavarësisë së Kosovës!
E-Diaspora
-
Sot, Dita e Alfabetit të Gjuhës Shqipe Sot është Dita e Alfabetit Shqip, tashmë e shpallur festë zyrtare e Shqipërisë. 22 nëntori ka...
-
Vjenë
Virale dhe e suksesshme, Almira nga Austria ka 800 mijë ndjekës në rrjetin “tik-tok”
-
Suedi: Diamant Salihu fiton çmimin “Novatorët e vitit”
-
5 orë pritje, anulohet fluturimi nga Bazeli për në Prishtinë
-
A rrezikon të dështojë vota e diasporës në Shqipëri?
Jeta në Zvicër
-
Këshilli Federal dëshiron të përfshijë kompanitë zvicerane në rindërtimin e Ukrainës Këshilli Federal dëshiron të përfshijë kompanitë zvicerane në rindërtimin e Ukrainës. Të mërkurën, ajo i kërkoi...
-
Kantoni i Gjenevës shqyrton mundësinë e pushimit para lindjes
-
Gjeneva shtyn afatin e pagesës pas rritjes masive të taksës së makinave
-
Gjykata Federale e njeh obezitetin si paaftësi në kushte të caktuara
-
Zvicra, kampion evropian në transportin hekurudhor