Shqipëria
Zelensky në Tiranë: Dështimi i regjimit të Putinit, është siguria jonë
Sot, presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, po qëndron për vizitë për herë të parë në Tiranë, ku po merr pjesë në Samitin e Ukrainës, përcjell albinfo.
Në fjalën e tij para liderëve të vendeve të ndryshme të Ballkanit, Zelensky tha se është e rëndësishme që regjimi i presidentit rus, Vladimir Putin, të dështojë.
“Në të kaluarën ka pasur njerëz që janë përpjekur të përcaktojnë fatin e kombeve të tjera, kjo ka ndodhur në Ballkan dhe në Evropën Lindore, tani Putini dëshiron të bëjë pikërisht këtë. Është e rëndësishme për vendet tona të lira që Putini dhe regjimi i tij të humbasë, sepse dështimet e tij janë siguria jonë”, tha Zelensky.
Ai falënderoi kryeministrin Rama dhe Shqipërinë për gjithë mbështetjen për Ukrainën si ushtarake, ashtu edhe humanitare e politike.
“Edi, e vlerësoj së tepërmi mikpritjen tuaj dhe këtë mundësi që po na e jepni që të diskutojmë së bashku sesi ne mund të fuqizojmë më tej vendet tona, rajonet tona dhe gjithë Evropën”, tha presidenti ukrainas.
Zelensky theksoi se çdo komb në Evropë që ruan parimet e komunitetit euroatlantik meriton të jetë pjesë e BE-së.
“BE dhe NATO i kanë ofruar Evropës epokën më jetëgjatë të paqes dhe sigurisë. Ju ftojmë që të merrni pjesë në samitin global të paqes që do të mbahet në Zvicër”, tha ai.
E-Diaspora
-
Kosova, gati për turneun “Yellow Cup” në Winterthur të Zvicrës Më 4 janar prej orës 19:00 është ndeshja Zvicër – Kosovë...
-
Pritjet nëpër pika kufitare, 2 orë për të dalë në Merdarë e Muçibabë
-
FC Kosova Zürich: Stabiliteti, sukseset dhe ambiciet për të ardhmen
-
Rita Ora në New York për ndërrimin e moteve
-
Bekim Zogaj, kur “pensionimi” vjen në kulmin e karrierës
Jeta në Zvicër
-
Siguruesi zviceran Helvetia thotë se 500 vende pune janë prekur nga ulja e kostove Rreth 500 vende pune, duke përfshirë 200 deri në 250 në Zvicër, janë prekur nga masat...
-
Zvicër: 5% më pak shitje të veturave të reja
-
Ka gjithnjë e më pak vende parkimi publike në qytetet zvicerane
-
Fermerët zviceranë të shqetësuar për të ardhurat dhe barrën administrative
-
Subvencionet publike për transportin publik po rriten në të gjithë Zvicrën