Shqipëria
Siguria për Samitin: Mbi 1.500 efektivë në terren, snajperë mbi tarracat e objekteve
Mbi 1.500 efektivë të Policisë së Shtetit u shpërndanë në terren për zbatimin e masave për mbarëvajtjen e samitit për Ukrainën në Tiranën zyrtare.
Efektivët penguan qarkullimin e automjeteve në të gjitha akset rrugore, të cilat ishin bllokuar, e që kishin të bëni me perimetrin e sigurisë në zonën e godinës së Kryeministrisë dhe Pallatit të Kongreseve.
Në tarracat e godinave u panë edhe efektivët e repartit elitë RENEA, të cilët vëzhgonin gjithçka çfarë ndodhte me spajperë.
Ashtu siç e paralajmëroi edhe Policia, në takimet e planifikuara u vunë re masa ekstreme edhe nga autoritetet ukrainase, ku gjatë gjithë qëndrimit të presidentit Zelenski mbrojtja e tij ishte maksimale.
Për ekspertët e çështjeve të sigurisë, pjesëmarrja e liderit të Ukrainës në samite të tilla i vlen mbajtjes ndezur në tryezat diplomatike të përkrahjes së luftës atje.
Për mbarëvajtjen e samitit Policia e Shtetit ka angazhuar Forcat Kombëtare të Sigurisë, Forcat Speciale RENEA, Forca e Posaçme Operacionale, Antiterrorin dhe Policinë Rrugore.
E-Diaspora
-
Kosova, gati për turneun “Yellow Cup” në Winterthur të Zvicrës Më 4 janar prej orës 19:00 është ndeshja Zvicër – Kosovë...
-
Pritjet nëpër pika kufitare, 2 orë për të dalë në Merdarë e Muçibabë
-
FC Kosova Zürich: Stabiliteti, sukseset dhe ambiciet për të ardhmen
-
Rita Ora në New York për ndërrimin e moteve
-
Bekim Zogaj, kur “pensionimi” vjen në kulmin e karrierës
Jeta në Zvicër
-
Siguruesi zviceran Helvetia thotë se 500 vende pune janë prekur nga ulja e kostove Rreth 500 vende pune, duke përfshirë 200 deri në 250 në Zvicër, janë prekur nga masat...
-
Zvicër: 5% më pak shitje të veturave të reja
-
Ka gjithnjë e më pak vende parkimi publike në qytetet zvicerane
-
Fermerët zviceranë të shqetësuar për të ardhurat dhe barrën administrative
-
Subvencionet publike për transportin publik po rriten në të gjithë Zvicrën