Lajme
Shqipëri: Vota e emigrantëve, 14 mijë shtetas deklarojnë adresën
Mbi 14 mijë shtetas shqiptarë që jetojnë jashtë vendit kanë deklaruar adresën e tyre jashtë vendit.
Drejtori i Përgjithshëm i Gjendjes Civile në Shqipëri, Vangjysh Stavro, gjatë seancës dëgjimore që u zhvillua në Komisionin e posaçëm për Reformën Zgjedhore bëri të ditur shifrat e deklarimit të adresës për shtetasit shqiptarë që jetojnë jashtë, e cila mundësohet prej dhjetorit 2020, përmes e-Albania.
“Kemi informacion dhe për adresën brenda vendit dhe për adresën jashtë vendit. Kemi 14127 deklarime adresash prej 2020-ës . Procesi është që shtetasi deklaron adresën dhe pastaj ka një kohë prej 3 ditësh zyra e Gjendjes Civile që duhet ta përpunojë“, tha Stavro.
Sipas kreut të DPGJC, nga këta 7081 janë meshkuj dhe 7046 femra.
“Në numrin e regjistrimeve kryeson Greqia dhe Italia, me afërsisht 4800 Greqia dhe 4300 Italia, pastaj Gjermani, por kemi edhe deklarimi nga Bjellorusia, Xhamajka, Zelanda e Re etj”, tha Stavri, transmeton atsh, përcjell albinfo.ch.
Zyrat e Gjendjes Civile përpunojnë të dhënat, i administrojnë dhe i përditësojnë dhe përveç këtyre, edhe elementët zgjedhorë që përcaktojnë qendrën e votimit që do të paraqiten shtetasit në zgjedhje.
Në zgjedhjet e fundit ka pasur 3 6 50 550 zgjedhës.
E-Diaspora
-
Kosova, gati për turneun “Yellow Cup” në Winterthur të Zvicrës Më 4 janar prej orës 19:00 është ndeshja Zvicër – Kosovë...
-
Pritjet nëpër pika kufitare, 2 orë për të dalë në Merdarë e Muçibabë
-
FC Kosova Zürich: Stabiliteti, sukseset dhe ambiciet për të ardhmen
-
Rita Ora në New York për ndërrimin e moteve
-
Bekim Zogaj, kur “pensionimi” vjen në kulmin e karrierës
Jeta në Zvicër
-
Siguruesi zviceran Helvetia thotë se 500 vende pune janë prekur nga ulja e kostove Rreth 500 vende pune, duke përfshirë 200 deri në 250 në Zvicër, janë prekur nga masat...
-
Zvicër: 5% më pak shitje të veturave të reja
-
Ka gjithnjë e më pak vende parkimi publike në qytetet zvicerane
-
Fermerët zviceranë të shqetësuar për të ardhurat dhe barrën administrative
-
Subvencionet publike për transportin publik po rriten në të gjithë Zvicrën