Shkurt.ch
Lehtësohet natyralizimi i të huajve të rinj të brezit të tretë
Në vendimin e miratuar sot Këshilli Federal shprehu mbështetjen e tij për iniciativën “Zvicra duhet të njohë fëmijët e saj”. Kjo iniciativë kërkon që të huajt e brezit të tretë, të lindur dhe të rritur në Zvicër, të mund të përfitojnë nga natyralizimi i thjeshtuar.
Projekti i Komisionit të institucioneve politike të Komitetit Nacional përcakton një sërë kushtesh për të aplikuar për natyralizim të lehtësuar. Ndër të tjera, personi duhet të jetë i lindur në Zvicër, të jetë i integruar dhe të ketë një leje qëndrimi. Prindërit dhe gjyshërit e tij gjithashtu duhet të kenë ose të mbajnë lidhje të ngushta me Zvicrën.
Pra, nuk parashikohet që brezi i tretë me origjinë të huaj të gëzojë automatikisht shtetësinë zvicerane që në lindje. Kjo iniciativë dallohet me këtë element nga ajo e paraqitur më 2001 nga Konfederata dhe e refuzuar më 26 shtator 2004.
Harmonizimi i kushteve të natyralizimit
Në formën e tanishme Ligji për natyralizim (LN) nuk përmban asnjë dispozitë të veçantë lidhur me të huajt e brezit të tretë. Gjatë shqyrtimit të rishikimit të përgjithshëm të projektit për Ligjin e natyralizimit, i cili është miratuar më 20 korrik 2014, Kuvendi Federal vendosi që të mos integrojë në ligjin e lehtësimit të natyralizimit për këtë kategori të të huajve para se të kryhet trajtimi i kësaj iniciative parlamentare.
Drafti i kësaj iniciative do të krijojë bazat ligjore për harmonizimin e kushteve për natyralizim e lehtësuar, të cilat tani dallojnë nga një kanton në tjetrin. Kantonet janë në të vërtetë të lira për të vendosur të drejtën e tyre për objektet procedurale për të huajt e brezit të tretë. Kjo iniciativë parlamentare propozon që kjo kompetencë t’i dorëzohet
Të tjera nga Shkurt.ch
E-Diaspora
-
Sot, Dita e Alfabetit të Gjuhës Shqipe Sot është Dita e Alfabetit Shqip, tashmë e shpallur festë zyrtare e Shqipërisë. 22 nëntori ka...
-
Vjenë
Virale dhe e suksesshme, Almira nga Austria ka 800 mijë ndjekës në rrjetin “tik-tok”
-
Suedi: Diamant Salihu fiton çmimin “Novatorët e vitit”
-
5 orë pritje, anulohet fluturimi nga Bazeli për në Prishtinë
-
A rrezikon të dështojë vota e diasporës në Shqipëri?
Jeta në Zvicër
-
Këshilli Federal dëshiron të përfshijë kompanitë zvicerane në rindërtimin e Ukrainës Këshilli Federal dëshiron të përfshijë kompanitë zvicerane në rindërtimin e Ukrainës. Të mërkurën, ajo i kërkoi...
-
Kantoni i Gjenevës shqyrton mundësinë e pushimit para lindjes
-
Gjeneva shtyn afatin e pagesës pas rritjes masive të taksës së makinave
-
Gjykata Federale e njeh obezitetin si paaftësi në kushte të caktuara
-
Zvicra, kampion evropian në transportin hekurudhor