Lajme

Arrestohet një shtetas i Maqedonisë së Veriut në Bazel, i dyshuar për terrorizëm

Një kontigjent i madh policësh ka arrestuar një person të dyshuar për terrorizëm në Bazel herët në mëngjesin e së martës, transmeton albinfo.ch. Zyra e Prokurorisë Federale me këtë rats ka konfirmuar për agjencinë e lajmeve Keystone-SDA, një raport përkatës të publikuar nga “20 minuten”

Personi i arrestuar ishte një 45-vjeçar me nënshtetësi të Maqedonisë së Veriut, sipas zëdhënëses së Prokurorisë Federale. Ai akuzohet për mbështetje ose pjesëmarrje në një organizatë terroriste.

I akuzuari është ndalura gjatë aksionit dhe është sjellë për tu marrë në pyetje në polici, thuhet më tutje në njoftim. Duke qenë se procesi është në vazhdim, nuk mund të jepet më shumë informacion për momentin.

Vlen prezumimi i pafajësisë.