Kosova
Në Bruksel sot diskutohet për dinarin
Presioni ndërkombëtar duket se ka dhënë efekt për çështjen e dinarit. Kjo temë të martën do të diskutohet në Bruksel midis Kosovës dhe Serbisë. Qeveria e Kosovës refuzoi të dërgojë përfaqësuesin e saj politik, ndërkaq në këtë takim përballë kryenegociatorit të Serbisë do të jetë përfaqësuesi i Bankës Qendrore të Kosovës, përcjell albinfo.ch.
“Banka Qendrore e Republikës së Kosovës (BQK) kohë më parë ka shprehur gatishmërinë që të angazhohet dhe takohet edhe me Bankën Popullore të Serbisë (NBS), për të fasilituar në përzgjedhjen e opsionit me të lehtë për procesin e transferimit të mjeteve përmes kanaleve bankare në llogaritë e përfituesve (në Euro)”.
BE-ja konfirmoi se Kosova dhe Serbia do të bisedojnë modalitetet për të gjetur një zgjidhje për dinarin, në kuadër të bisedimeve në Bruksel.
“Ajo që unë mund të them është se po, do të kemi takim nesër. Takimi i nesërm është takim i dialogut, i cili do të fokusohet në zgjidhjet e çështjeve të hapura lidhur me vendimin e fundit për qarkullimin e valutave nga Banka Qendrore e Kosovës. Takimi do të nisë në mëngjes dhe do të ketë rrjedhën e takimeve në formatin e zakonshëm të dialogut. Dhe po, të dyja palët kanë konfirmuar pjesëmarrjen e tyre“, tha Nabila Masralli, zëdhënëse e BE-së.
Analisti politik, Visar Xani, e quan gabim strategjik që çështja e dinarit është bërë temë ndërkombëtare. Sipas tij, presioni ndërkombëtar e ka vendosur këtë temë në tavolinën e bisedimeve në Bruksel.
‘’Në aspektin strategjik nuk është në favor për Kosovën për shkak se ka rritur presionin ndërkombëtar. Do të duhej që si Kosovë të trajtohet në mënyrë strategjike përpara se vendimi i BQK-së të trajtohet si vendim juridik”, tha Xani.
Analisiti Xani nuk pret një zgjidhje afatgjate për çështjen dinarit gjatë bisedimeve në Bruksel me palën serbe.
“Për të diskutuar në thelb për zbatimin e vendimit për dinarin do të ishte i dëmshëm. Më e favorshme do të ishte shtyrja e vendimit sesa të diskutohet mënyra e zbatimit të tij me Serbinë”.
Presidentja Vjosa Osmani ka thënë se për çështjen e dianrit duhet të gjendet zgjidhja brenda institucioneve të Kosovës.
E-Diaspora
-
Don Marjan Marku: Të promovohet dialogu ndërfetar dhe ndërkulturor Në mesin e trembëdhjetë kandidatëve për postin vakant të ipeshkvit të St. Gallenit është edhe prifti shqiptar,...
-
Shfaqet në Zvicër filmi i Bujar Alimanit, “Fluturat”
-
Çiftit kosovar i refuzohet tri herë pasaporta zvicerane: A do ta kërkojë sërish?
-
“Time” e përfshin shqiptaren Mira Murati në majë të listës së njerëzve që po bëjnë revolucion
-
Irma Kurti shpallet “Poetja e muajit” nga revista britanike “The seventh quarry”
Jeta në Zvicër
-
Saastal: Vazhdon evakuimi i turistëve dhe pastrimi i terrenit Helikopterët Air Zermatt ishin në gjendje të transportonin njerëz të premten midis orës 4 dhe 19:00,...
-
Sa kushton administrimi i aseteve të fondit pensional?
-
Kushtetuta e re kantonale synon t’i bëjë komunat më të pavarura
-
Shitja e cigareve elektronike është e ndaluar në kantonin Jura
-
Xhaka mungon kundër Spanjës, Yakin tregon se kush do e zëvendësojë