Lajme
Ndërmarrësi zviceran, një javë me anije nëpër Mesdhe, me 800 punëtorët dhe familjet e tyre
Ruedi Noser, pronar dhe kryetar i bordit të drejtorëve të kompanisë së IT-së, pret që anija të ketë rreth 1000 kabina, që zënë afërsisht 2000 persona
Ish-deputeti i Dhomës së Kantoneve të Parlamentit të Zvicrës, Ruedi Noser (FDP) merr me qira një anije lundrimi për të gjithë punonjësit e tij, transmeton albinfo.ch. Një javë në Mesdhe për punonjësit e kompanisë së tij pra – përfshirë familjet e tyre.
Kompania “Noser Group” po feston 40 vjetorin e krijimit – dhe këtë po e bën për një javë të tërë në Mesdhe. Kompania ka marrë me qira një anije të tërë lundrimi (“Kroçerë”) posaçërisht për këtë qëllim. Sepse në festimin e përvjetorit nuk marrin pjesë vetëm punonjësit por edhe familjarët e punonjësve të “Noser Group”, shkruan “Tages-Anzeiger”.
Përafërsisht 800 punonjës aktualisht kanë mundësinë të regjistrohen për të qenë pjesë e këtij festimi. Ruedi Noser, pronar dhe kryetar i bordit të drejtorëve të kompanisë së IT-së, pret që të anija të ketë rreth 1000 kabina, që korrespondon afërsisht me 2000 persona.
Sipas ftesës, “aktivitete të paharrueshme presin pjesëmarrësit, si në bordin e anijes ashtu edhe në tokë” në anijen turistike në Mesdhe, transmeton albinfo.ch. Anija do të niset nga Gjenovë në fillim të tetorit. Pasi do të vizitojë destinacione si Mallorca, Marseille dhe Barcelona, ajo kthehet sërish në qytetin portual të Italisë veriore (Gjenovë) një javë më vonë.
Sipas CEO Herbert Ender, ata duan t’u japin punonjësve një përjetim social. “Kjo na duket e rëndësishme pas kufizimeve gjatë periudhës së Koronës.
Të ngjashme
Të tjera nga Lajme
E-Diaspora
-
Bernë: Dorëzohet për votim nisma që kërkon lehtësim të natyralizimit “Aktion Vierviertel” ("Katër të katërtat) ka dorëzuar sot në Bernë “Nismën për Demokracinë”, në krye të...
-
Ariana Qizmolli, me pjesën “Kërce pak”, në festivalin e vallëzimit, në Winterthur
-
Një deputete në Kuvendin e Shqipërisë, me doktoratë austriake
-
Aksident i rëndë në punë, humb jetën 41-vjeçari shqiptar në Itali
-
Pajtim Statovci fiton çmimin prestigjioz “Finlandia” në Stokholm
Jeta në Zvicër
-
Bazeli do të votojë mbi koston e organizimit ‘blasfemik’ të Eurovizionit 2025 Bazeli verior i Zvicrës do të mbajë një referendum të dielën për milionat e kërkuara për...
-
Zvicra mbetet kampione evropiane në hekurudha
-
Bernë: Dorëzohet për votim nisma që kërkon lehtësim të natyralizimit
-
Gjykata Federale: Personat mbipeshë tani mund të marrin pension IV
-
Priten reshje të dendura bore në Zvicër: Këto rrugë tashmë janë mbyllur