Lajme
Detaje të reja për vrasjen e tri grave në Vjenë
Dyshohet se afgani e kishte planifikuar krimin
Një krim tronditës ndodhi të premten në mbrëmje në një studio erotike në lagjen Brigittenau në Vjenë. Tri gra u goditën brutalisht me thikë në vendin ku ato punonin. Autori i dyshuar, një azilkërkues afgan, u arrestua menjëherë pas aktit të krimit. Sipas hetuesve, pas marrjes në pyetje fillestare të shtunën, 27-vjeçari ka rrefyer ngjarjen, por raporti për motivet ende nuk është bërë publik, njoftojnë mediat austriake, përcjell albinfo.at.
Ebadullah A. aplikoi për azil në vitin 2022 ne Kärnten. Kjo do të thotë se ai në fakt nuk lejohej të largohej nga rajoni i Kärtner dhe si rrjedhojë, në Vjenë ishte pa leje.
Krimi pretendohet se ishte bërë me paramendin
Sipas raportimeve të mediave austriake, sulmi i tmerrshëm ndaj tri grave zgjati vetëm disa minuta. Një grua e katërt që ishte në atë objekt, arriti të shpejtojë pasi u mbyll në një dhomë tjetër. Ajo është intervistuar nga policia si dëshmitare dëgjimore. I dyshuari thuhet se ka blerë thikën e përdorur në krim, enkas për sulmin, gjë që pretendohej se krimi ishte i planifikuar. Sipas hetimeve të deritashme, përjashtohet mundësia që autori i krimit gjatë kryerjes së aktit kriminal, ishte nën ndikimin e substancave narkotike apo të alkoolit.
Ka vetëm pak të dhëna për motivin. Sipas mediave austriake, 27-vjeçari mesa duket e shihte veten si një kujdestar i moralit, përcjell albinfo.at.
Viktimat, të cilat ishin shtetase kinezë, u gjetën të vdekur. Thuhet se, mes grave të vdekura është edhe pronarja e studios. Rezultatet e autopsisë së tre viktimave janë ende në pritje.
Gjatë arrestimit, afgani u soll në mënyrë agresive, thonë policia. Fillimisht ai u dërgua në spital për t’u trajtuar nga plagët e marra, sepse burri kishte prerje që mund t’i ketë shkaktuar vetes gjatë kryerjes së krimit.
Krimi shkaktoi shqetësim të madh në publikun dhe politikanët austriak
Ministrja e grave Susanne Raab (ÖVP) ishte thellësisht e tronditur: “Vrasjet e grave në Vjenë më tronditën thellë. Ky nivel brutaliteti është i paimagjinueshëm. Vrasjet dhe autorët kanë prejardhje dhe motive të ndryshme. Por një gjë është e qartë: çdo vrasje është një rast më shumë.”
Raab theksoi gjithashtu nevojën për të forcuar më tej parandalimin e dhunës: “Ne duhet të përdorim çdo mundësi për të aktivizuar sistemet e sigurisë në mënyrë parandaluese dhe të ndalojmë dhunën përpara se të ndodhë krimi. Përveç kësaj, konferencat e rasteve të policisë së sigurisë në shtetet federale austriake janë rritur më shumë se dhjetëfish që nga viti 2020 dhe numri i oficerëve të parandalimit të dhunës në polici është dyfishuar.”
Përveç këtij rasti, në po të njëjten ditë, një grua 51-vjeçare dhe vajza e saj 13-vjeçare u gjetën të vdekura në banesën e tyre. Dyshohet se autori i këtij rasti është një austriak, i cili është ende në kërkim.
Keto raste nxjerrin në pah edhe një herë dhunën ndaj grave në Austri. Pavarësisht një sistemi të zhvilluar mirë të mbrojtjes nga dhuna dhe masave të shtuara parandaluese, duhet të pranojmë se jo çdo rast dhune mund të parandalohet, veçanërisht nëse nuk ka prova paraprakisht.
Mbetet për të shpresuar se këto dy raste tragjike në Vjenë, do të çojë në përpjekje të mëtejshme në luftën kundër dhunës ndaj grave.
E-Diaspora
-
Sot, Dita e Alfabetit të Gjuhës Shqipe Sot është Dita e Alfabetit Shqip, tashmë e shpallur festë zyrtare e Shqipërisë. 22 nëntori ka...
-
Vjenë
Virale dhe e suksesshme, Almira nga Austria ka 800 mijë ndjekës në rrjetin “tik-tok”
-
Suedi: Diamant Salihu fiton çmimin “Novatorët e vitit”
-
5 orë pritje, anulohet fluturimi nga Bazeli për në Prishtinë
-
A rrezikon të dështojë vota e diasporës në Shqipëri?
Jeta në Zvicër
-
Këshilli Federal dëshiron të përfshijë kompanitë zvicerane në rindërtimin e Ukrainës Këshilli Federal dëshiron të përfshijë kompanitë zvicerane në rindërtimin e Ukrainës. Të mërkurën, ajo i kërkoi...
-
Kantoni i Gjenevës shqyrton mundësinë e pushimit para lindjes
-
Gjeneva shtyn afatin e pagesës pas rritjes masive të taksës së makinave
-
Gjykata Federale e njeh obezitetin si paaftësi në kushte të caktuara
-
Zvicra, kampion evropian në transportin hekurudhor