Më 30 maj 2014, në vendin "Place du Molard", disa libra Kurani ishin duke u shpërndarë. Një flamur mysliman ishte hedhur nga xhihadistët. I alarmuar, shërbimi informativ i Konfederatës ka filluar një investigim.
Feja
Arrestohet një tunizian, i lidhur me lëvizjet islamiste
I arrestuar në Fribourg, tridhjetëvjeçari, banor i Gjenevës, mbahet i burgosur në Champ-Dollon para se të kthehet në vendin e origjinës. Sipas shërbimit informativ zviceran, ai person është i rrezikshëm për sigurinë e brendshme.
Të maskuar dhe të armatosur, tre burra nga brigada e intervenimit të Gjenevës marrin pjesë më 12 janar në një dëgjim publik në Gjykatën Administrative të Lartë. Një situatë e rrallë.
Arsyeja është se e ruajnë Tarekun*, një tunizian, i cili banon në Gjenevë qe një kohë të gjatë dhe i cili konsiderohet si një kërcënim për sigurimin e brendshëm të shtetit, sipas shërbimin informativ të Konfederatës (SRC). I përcjellë gjatë disa muajve, tridhjetëvjeçari mbante lidhje me lëvizjet islamiste. Ai po ashtu ka shprehur besnikëri ndaj shefit të “Shtetit Islamik”, sipas gazetës “Tribune de Genève”. Ky rast është shqetësues, sidomos një ditë pas sulmeve terroriste në Francë dhe pas apelit të xhihadistëve për të vijuar operacione në gjithë Evropën, përfshirë Zvicrën.
E gjitha filloi në muajin maj 2014. Tarek vendoset dy herë, më datën 17 dhe 30 maj, te sheshi “Plainpalais” dhe në “Molard” për të shpërndarë Kuranin. Qyteti dhe Kantoni i Gjenevës kanë dorëzuar autorizime tek imami i Qendrës kulturore shqiptare të Fribourg-ut, në të cilin kalonte kohë Tareku. Por, ekziston një problem: shtandi karakterizohet me një flamur mysliman, i cili përdoret nga luftëtarët e xhihadit. Të shokuar nga propaganda integriste në rrugët e Gjenevës, disa dëshmitarë shqetësohen. Shërbimi informativ, i njoftuar në lidhje me këtë rast dhe i ngarkuar me detyrën e përcjelljes së xhihadistëve, e vijon investigimin.
Preferohet një largim i shpejtë
Katër muaj më vonë, më 26 shtator, Shërbimi informativ i Konfederatës i adresohet Zyrës Federale të Migracionit, e cila ngarkohet me detyrën e shqyrtimit të lejës së qëndrimit të Tarekut. Shërbimi informativ raporton se ky njeri “mbante raporte me lëvizjet islamiste ekstremiste dhe përfaqësonte një rrezik për sigurinë e brendshme shtetërore të Zvicrës. Prandaj, ky shërbim ka këshilluar që të mos i vazhdohet leja e qëndrimit në Zvicër”, tregon Gjykata në vendimin e saj, të cilin e kemi lexuar. “Për shkak të fakteve të dhëna nga Shërbimi informativ, Zyra Federale e Migracionit mendon që “ishte në interes publik të Zvicrës dhe me arsye parandalimi që të largohet shpejt ky njeri nga territori”. Sidomos pas faktit se “qëllimi i qëndrimit të tij në Zvicër është arritur”. I ardhur më 2006 për të studiuar, ai ka tentuar, pa sukses, që të kryejë lloje të ndryshme të Masterit. Të parin në Universitetin e Gjenevës, të dytin në Neuchatel dhe të tretin në një universitet privat të Gjenevës, të cilit i ka lënë përshtypje mungesa e seriozitetit të studentit 35-vjeçar.
Zhdukja
Dhe kjo është arsyeja sipas së cilës më 26 nëntor Zyra për Migracion refuzon t’ia vazhdojë lejen e qëndrimit studimore dhe e udhëzon që menjëherë të largohet nga vendi. Një masë e jashtëzakonshme. Gjeneva është e ngarkuar me implementimin e kthimit të personit. Por Tareku zhduket gjatë një muaji. Ai ka dhënë informata kundërthënëse në lidhje me vendbanimin dhe nuk paraqitet më 16 dhjetor në Zyrën kantonale të popullsisë dhe migrimit. Më datën 24 dhjetor Zyra federale e policisë (FedPol) udhëzon ndalesën mbi territorin, e cila është regjistruar në sistemin informativ të Schengenit. Sipas dokumentit të Gjykatës, konkludohet se gjenevasi kishte “kontakte me një tunizian, i cili ishte dënuar jashtë vendit për shkak të lidhjeve të tij me terrorizmin ndërkombëtar”. Tareku po ashtu ka pohuar se “e njeh autoritetin e shefit të Shtetit Islamik, Abu Bakr Al-Bagdadi”, i cili është njëri prej xhihadistëve më të kërkuar në botë.
I dënuar disa herë
I tërhequr nga integrimi, Tarek ka filluar të tregojë sjellje të dhunshme me kohën. I dënuar në Neuchâtel për lëndime trupore të lehta, më 2009 dhe 2012, si dhe në Gjenevë për dhunë ose kërcënime kundër nëpunësve civilë, më 2010 dhe është sulmuar në Gjenevë më 2013, nga i cili sulm mban ende pasoja fizike. Dhe në fillim të këtij viti, gjatë një kontrolli të thjeshtë të dokumenteve, në një tren në Fribourg Tareku arrestohet nga policia hekurudhore. Ai dorëzohet te policia e Fribourgut dhe te ajo e Gjenevës më 9 janar. Këtë ditë Franca ka përjetuar tmerrin dhe e gjithë Evropa e ka përforcuar sigurinë e saj.
Duke pasur parasysh rrugëtimin e Tarekut, një polic udhëzon një mbajtje nën arrest administrativ para rikthimit. “Gjykata ka konfirmuar mbajtjen nën arrest administrativ të personit në fjalë”, tregon gjyqtari gjenevas, pa dhënë më shumë detaje. Shërbimi i shtypit i policisë nuk shprehet, si dhe Departamenti gjenevas i sigurisë, i cili nuk është shprehur më tutje. Sipas informatave tona, Tareku nuk ka paraqitur kontest, edhe pse i ka treguar policisë se nuk dëshironte të rikthehet në shtetin e tij. Ai do të kthehet së shpejti në Tunizi me sigurim të lartë, me fluturim special.
Në ndërkohë, për shkaqe sigurie, ai nuk është vendosur në qendrën e mbajtjes administrative të Frambois, siç e kërkon procedura e zakonshme, por në Champ-Dollon, i vetëm në qelizë, i izoluar nga të burgosurit e tjerë. Shërbimi informativ dhe FedPol nuk shprehen. Nga ana tjetër, Ministria Publike e Konfederatës tregon se nuk ka njohuri për fakte të tilla. Për më shumë, asnjë procedurë penale nuk është hapur, sipas informatave tona. Sigurisht se kjo dosje ka një karakter shumë të veçantë.
E-Diaspora
-
5 orë pritje, anulohet fluturimi nga Baseli për në Prishtinë Mërgimtarët pasi i “rehatuan” në aeroplan u desht të presin 5 orë për tu nisur, në...
-
A rrezikon të dështojë vota e diasporës në Shqipëri?
-
Kurti mban fjalim në forumin ekonomik Zvicër-Kosovë, flet për “partneritet të fuqishëm”
-
Arbër Bullakaj, në krye të nismës për lehtësimin e natyralizimit të të huajve
-
Ariana Qizmolli, me pjesën “Kërce pak”, në festivalin e vallëzimit, në Winterthur
Jeta në Zvicër
-
5 orë pritje, anulohet fluturimi nga Baseli për në Prishtinë Mërgimtarët pasi i “rehatuan” në aeroplan u desht të presin 5 orë për tu nisur, në...
-
Më shumë se 640,000 fishekë snajperësh zviceranë thuhet se kanë shkuar në Ukrainë
-
Kaosi i SBB i frustron udhëtarët: “Ka komunikim zero”
-
Bora paralizon qarkullimin në shumë vende në Zvicër
-
Bazeli do të votojë mbi koston e organizimit ‘blasfemik’ të Eurovizionit 2025