Shqipëria
Mësuesit shqiptarë, të shqetësuar që gjeneratat e reja flasin më mirë anglisht se shqip
2024 është “Viti i Gjuhës Shqipe”, shpallur nga Ministria e Arsimit të Shqipërisë për të treguar rëndësinë që arsimi dhe gjuha shqipe kanë në zhvillimin e identitetit kombëtar.
Ajo që aktualisht përbën shqetësim është fakti që brezat e rinj veçanërisht po e zëvendësojnë shqipen me anglishten. Tregues është edhe fakti që maturantët dalin më mirë në provimin e gjuhës angleze, sesa në gjuhën shqipe, raporton tch, përcjell albinfo.ch.
“Ne përpiqeni t’u mësojmë fëmijëve anglishten, se shqipen nuk kanë ç’e duan, se nuk do të jetojnë këtu. Ky është një kompleks i thellë inferioriteti, është mosrespekt për veten. Gjuha është ajo që na dallon nga gjithë pjesa tjetër e natyrës. Gjuha jonë prodhon fjalë, ne jemi produkt i fjalës. Përmes fjalës, kemi ndërtuar ligjet, kemi ndërtuar marrëdhëniet me njëri-tjetrin, kemi arritur të shkojmë në hënë dhe dolëm në univers”, tha Lira Gjika, eksperte e Mirërritjes.
Gjika thotë se gjuha është identiteti, karakteri, është vetë njeriu.
“Po u morëm me këto që shqipja nuk bën… Gjuha është ajo që na formon, sado gjuhë të tjera të di, ato që më ndihmojnë që në gjuhën time të jem më cilësore, mos të jem banale dhe fyese. Gjuhët e tjera janë për të ndihmuar atë që jemi. Unë jam shqiptare, di shqip, çdo gjë e ndiej në gjuhën time”.
E-Diaspora
-
Kosova, gati për turneun “Yellow Cup” në Winterthur të Zvicrës Më 4 janar prej orës 19:00 është ndeshja Zvicër – Kosovë...
-
Pritjet nëpër pika kufitare, 2 orë për të dalë në Merdarë e Muçibabë
-
FC Kosova Zürich: Stabiliteti, sukseset dhe ambiciet për të ardhmen
-
Rita Ora në New York për ndërrimin e moteve
-
Bekim Zogaj, kur “pensionimi” vjen në kulmin e karrierës
Jeta në Zvicër
-
Siguruesi zviceran Helvetia thotë se 500 vende pune janë prekur nga ulja e kostove Rreth 500 vende pune, duke përfshirë 200 deri në 250 në Zvicër, janë prekur nga masat...
-
Zvicër: 5% më pak shitje të veturave të reja
-
Ka gjithnjë e më pak vende parkimi publike në qytetet zvicerane
-
Fermerët zviceranë të shqetësuar për të ardhurat dhe barrën administrative
-
Subvencionet publike për transportin publik po rriten në të gjithë Zvicrën