Muzikë
Dua Lipa, një kritike e shkëlqyer letrare
"Ylli shqiptar-britanik i popit, Dua Lipa, është një këngëtare e talentuar. Tani ajo vë në siklet edhe disa kritikë letrarë"

Të gjithë e njohim Dua Lipën si këngëtare me reputacion botëror e muzikës pop. Por, se ajo ka prirje për letërsinë dhe, për më tepër, është e angazhuar si influencuese letrare, dihet nga pakkush, shkruan albinfo.ch. Për këtë aspekt të çmuar të pop divës shqiptare-britanike bën fjalë gazeta gjermane Tages Spiegel, në numrin e saj të sotëm.
Kur shkrimtari nga Sri Lanka, Shehan Karunatilaka, mori çmimin Booker në Londër, në vitin 2022, për romanin “Shtatë hënat e Maali Almeida”, për habinë e shumë njerëzve nga letërsia, ishte pikërisht një yll i popit që mbajti fjalën e hapjes në ceremoninë e ndarjes së çmimeve: Dua Lipa, shkruan gazeta.
E lindur në vitin 1995, si fëmijë i një babai shqiptar kosovar dhe një nëne shqiptare nga Bosnja, muzikantja foli atë mbrëmje për origjinën dhe pasionin e saj për të lexuar.
Kur ajo ishte njëmbëdhjetë vjeç, thotë Dua, prindërit e saj qenë kthyer në Kosovë, pasi kishin ikur nga luftërat në ish-Jugosllavi. Në këtë kohë, Dua Lipa filloi të preokupohej me, siç e thotë, “trashëgiminë dhe identitetin e familjes sime si shqiptare e Kosovës”. Këtë e bënte përmes librave të Ismail Kadaresë dhe kështu “u njoh me shpirtin shqiptar të rezistencës”.
Që atëherë ajo i ka qëndruar besnike letërsisë, edhe pse u bë një yll i popit me këngë si “One Kiss”. Që nga viti 2021, Dua ka filluar publikimin e një buletini javor (Newsletter) të LifeStyle “Service95”, në kanalet e saj të mediave sociale dhe në të ajo zhvillon biseda me shkrimtarë përmes Zoom në “Klubin e Librit” të saj, duke përfshirë këtu shkrintarë, të ftuar nga ajo, si Douglas Stuart, Hanya Yanagihara ose Emma Cline.
Bisedat zgjasin gjysmë ore dhe sillen rreth shkrimit dhe librave të autorëve. Ambienti është i thjeshtë, Dua Lipa ulet para një rafti librash, Emma Cline, për shembull, përballë një sfondi krejtësisht të thatë. Nuk ka as mace, as filxhana të kafesë apo aksesorë të tjerë të zakonshëm që përdoren nga influencuesit letrarë në TikTok ose Instagram, pra, aty nuk ka asgjë që mund të shkaktonte shpërqendrim. E vetmja gjë që ka rëndësi është fjala. Ajo që ka rëndësi është letërsia, forma dhe stili i një romani…
Po kështu edhe gazeta prestigjioze zvicerane NZZ ia kushton një artikull prirjes së shquar letrare të këngëtares sonë. “Ylli britanik i popit Dua Lipa është një këngëtare e talentuar. Tani ajo vë në siklet edhe disa kritikë letrarë”, shkruan gazeta.
“Një mijë diej vezullues”, romani i autorit afgan Khaled Hosseini, është rekomandimi i saj për lexim në muajin shkurt. Në bisedë, Hosseini dhe Dua Lipa nisin një udhëtim nëpër një vend që ka ndryshuar në mënyrë dramatike që kur talebanët erdhën në pushtet. Historia dhe rrëfimi letrar krahasohen me njëra-tjetrën. Në fund të bisedës gjysmë ore, ju dini shumë më tepër për Afganistanin e sotëm dhe keni mësuar për një libër që u botua në gjermanisht në 2007″.
Dua Lipa ka 89 milionë ndjekës në Instagram dhe faqja e saj Service95 ka 300,000. Letërsia luan një rol po aq të madh këtu sa edhe “Lifestyle”-t tjera, me klubin e librit, rekomandimet, informacionin mbi sfondin, komentet, transmeton albinfo.ch.
Në fund: Tregu i librit është i lumtur për këtë zhvillim (ja: të rinjtë po lexojnë!), kritika letrare klasike është po ashtu e lumtur (gjithçka nuk ka humbur ende!). Dhe gjithsesi: lidhja mes muzikës pop dhe letërsisë ka qenë gjithmonë e frytshme. Ose, thënë me fjalët e Dua Lipës në ndarjen e Çmimit Booker: “Shkrimi i mirë ka fuqinë t’i bëjë njerëzit të ndjehen të parë dhe të dëgjuar, të tregojnë histori që bota i ka injoruar”.
Foto: © Dua Lipa service95
E-Diaspora
-
Nga heshtja në zjarr: Detaje të reja tronditëse për tragjedinë e Épagny që la katër fëmijë pa prindër Informacione të reja dalin në dritë rreth ngjarjes tragjike që tronditi fshatin Épagny të kantonit Fribourg,...
-
Plagosje e rëndë, arrestohen dy shqiptarë në Itali
-
Kanë plaçkitur 420.000 sfr nga bankomatët: Kosovarët pranojnë akuzën
-
Vrasje e dyfishtë në Zvicër, kosovari dyshohet se ka vrarë bashkëshorten dhe më pas veten
-
Zgjedhjet në Shqipëri: Ka nisur dërgimi i fletëve të votimit në Diasporë
Jeta në Zvicër
-
Zvicra kundërshton ndalimin e birësimeve ndërkombëtare Birësimet ndërkombëtare të fëmijëve duhet të vazhdojnë të lejohen në Zvicër, pavarësisht abuzimeve të dokumentuara në...
-
Biletat me çmim të ulët të SBB për destinacionet evropiane, të vështira për t’u gjetur
-
Fedpol: Rritje e raportimeve për pastrim parash, ndalimeve të hyrjes dhe kërcënimeve në Zvicër
-
SBB planifikon rreth 1600 trena specialë për vitin 2025, për këtë arsye
-
Nga heshtja në zjarr: Detaje të reja tronditëse për tragjedinë e Épagny që la katër fëmijë pa prindër