Kosova
Kosova me koncept të ri të mbrojtjes: I gjithë populli në mbrojtje
Ministri i Mbrojtjes së Kosovës, Ejup Maqedonci, deklaroi se janë duke zhvilluar një koncept shumë më të madh sesa shërbimi i detyrueshëm ushtarak me qëllim përgatitjen e qytetarëve për të reaguar dhe për një “mbrojtje gjithëpërfshirëse”.
“Ne jemi duke ndërtuar konceptin e mbrojtjes gjithëpërfshirëse që nënkupton që t’ia japim rolin secilit qytetar në aspektin e mbrojtjes, sigurisë dhe emergjencave civile. Së shpejti ky koncept do të bëhet publik dhe ne do ta kemi përpara rrugën përmes së cilës ne do të angazhojmë të gjithë qytetarët për çështjen e mbrojtjes dhe sigurisë”, tha ministri i Mbrojtjes Ejup Maqedonci për A2Cnn.
Serbia u bë shteti që rikthehu shërbimin e detyrueshëm ushtarak, por Maqedonci thotë se koncepti i tyre nuk është për t’iu kundërvënë askujt.
“Ne faktikisht nuk e kemi ndërtuar këtë koncept për t’ju kundërvënë kurrkujt, ne e kemi ndërtuar këtë koncept për t’ju kundërvënë sfidave, rreziqeve të kohës. Ky koncept ka qenë i nevojshëm edhe më herët. Ne vlerësojmë që qytetarët, institucionet dhe çdo individ duhet të dijë rolin e tij në aspektin e mbrojtjes dhe sigurisë por edhe në aspektin e mbrojtjes civile”, theksoi ai.
E-Diaspora
-
Kosova, gati për turneun “Yellow Cup” në Winterthur të Zvicrës Më 4 janar prej orës 19:00 është ndeshja Zvicër – Kosovë...
-
Pritjet nëpër pika kufitare, 2 orë për të dalë në Merdarë e Muçibabë
-
FC Kosova Zürich: Stabiliteti, sukseset dhe ambiciet për të ardhmen
-
Rita Ora në New York për ndërrimin e moteve
-
Bekim Zogaj, kur “pensionimi” vjen në kulmin e karrierës
Jeta në Zvicër
-
Siguruesi zviceran Helvetia thotë se 500 vende pune janë prekur nga ulja e kostove Rreth 500 vende pune, duke përfshirë 200 deri në 250 në Zvicër, janë prekur nga masat...
-
Zvicër: 5% më pak shitje të veturave të reja
-
Ka gjithnjë e më pak vende parkimi publike në qytetet zvicerane
-
Fermerët zviceranë të shqetësuar për të ardhurat dhe barrën administrative
-
Subvencionet publike për transportin publik po rriten në të gjithë Zvicrën