Kosova
Austria kërkon progres në dialogun Kosovë-Serbi
Ministrja e Jashtme e Kosovës Donika Gërvalla është pritur në takim nga homologu austriak, Alexander Schallenberg me të cilin diskutuan rreth thellimit të bashkëpunimit bilateral dhe mbështetjen e Kosovës në procesin e integrimit në Bashkimin Evropian.
“Ministrja Gërvalla e njoftoi homologun austriak rreth proceseve të brendshme politike në vend, duke prezantuar progresin e arritur në demokratizim, sundim të ligjit, rritje ekonomike, respektim të të drejtave të njeriut, liri të mediave dhe infrastrukturë moderne për investime ndërkombëtare”, thuhet në njoftimin e MPJ-së, transmeton albinfo.ch.
Poashtu bëhet e ditur sr temë tjetër me rëndësi e diskutuar mes dy mistrave ishte edhe informimi në detaje rreth veprimeve destabilizuese të Serbisë, si sulmi në Banjskë, sulmi ndaj KFOR-it dhe veprimeve tjera që rrezikojnë paqen dhe stabilitetin në Ballkanin Perëndimor.
Ndërsa kryediplomati austriak kërkoi progres në dialog.
“Kosova ka qenë tradicionalisht partner i afërt i Austrisë në Ballkanin Perëndimor. Dhe me partnerët mund të flasësh hapur, dhe kështu edhe bëmë. Mesazhi im ndaj homologes sime ishte i qartë: nevojitet progres i shpejtë në dialogun Kosovë-Serbi, që është normalizimi i marrëdhënieve me Serbinë fqinje. Por kjo kërkon përkushtim konstruktiv, të dy palët duhet të lëvizin”, ka thënë Schallenberg
E-Diaspora
-
Kosova, gati për turneun “Yellow Cup” në Winterthur të Zvicrës Më 4 janar prej orës 19:00 është ndeshja Zvicër – Kosovë...
-
Pritjet nëpër pika kufitare, 2 orë për të dalë në Merdarë e Muçibabë
-
FC Kosova Zürich: Stabiliteti, sukseset dhe ambiciet për të ardhmen
-
Rita Ora në New York për ndërrimin e moteve
-
Bekim Zogaj, kur “pensionimi” vjen në kulmin e karrierës
Jeta në Zvicër
-
Siguruesi zviceran Helvetia thotë se 500 vende pune janë prekur nga ulja e kostove Rreth 500 vende pune, duke përfshirë 200 deri në 250 në Zvicër, janë prekur nga masat...
-
Zvicër: 5% më pak shitje të veturave të reja
-
Ka gjithnjë e më pak vende parkimi publike në qytetet zvicerane
-
Fermerët zviceranë të shqetësuar për të ardhurat dhe barrën administrative
-
Subvencionet publike për transportin publik po rriten në të gjithë Zvicrën