Kosova
Tetë kompani nga Kosova për herë të parë po marrin pjesë në panairin ndërkombëtar “Gulfood” në Dubai
Për herë të parë tetë kompani nga Kosova po marrin pjesë në panairin ndërkombëtar të ushqimit dhe pijeve “Gulfood 2024”, një prej panaireve më të mëdha në botë, në industrinë e pijeve dhe ushqimit, me mbi 5,500 ekspozues që shfaqin qindra-mijëra produkte të shpërndara në 24 salla të mëdha, përcjell albinfo.ch.
Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë (MINT), përkatësisht Agjencia për Investime dhe Përkrahjen e Ndërmarrjeve në Kosovë (KIESA), ka siguruar hapësirën ekspozuese prej 66 m2 për kompanitë tona që të promovojnë produktet e tyre në këtë panair.
Kompanitë tona: “Frutti”, “Minex”, “Eurofood”, “Camel”, “VitaFood”, “Frutex”, “Ananasi Impex”, dhe “Emona”, po ekspozojnë dhe promovojnë produktet e tyre para blerësve dhe vizitorëve nga shtete të ndryshme pjesëmarrëse si dhe po zhvillojnë kontakte me partnerët potencialë në panair për gjetjen e tregjeve të reja eksportuese.
Shtandi i Kosovës të hënën është vizituar edhe nga ambasadori i Republikës së Kosovës në Emiratet e Bashkuara Arabe, z. Xhabir Hamiti.
Në këtë panair përfaqësuesi i KIESA-s po zhvillon takime me pjesëmarrës si dhe po i njofton lidhur me klimën e investimeve dhe të bërit biznes në Kosovë.
Produktet e kompanive gjenden në sallën: Al Mustaqbal Plaza, shtandi me numër: MP-A2.
Panairi “Gulfood 2024” po mbahet në Dubai të Emirateve të Bashkuara Arabe, nga data 19 shkurt dhe është i hapur deri më 23 shkurt 2024.
E-Diaspora
-
Një deputete në Kuvendin e Shqipërisë, me doktoratë austriake Edona Bilali është deputete e Kuvendit të Republikës së Shqipërisë, ku përfaqëson Qarkun e Shkodrës, që...
-
Aksident i rëndë në punë, humb jetën 41-vjeçari shqiptar në Itali
-
Pajtim Statovci fiton çmimin prestigjioz “Finlandia” në Stokholm
-
Piloti Blin Hoxha kërkon leje për ulje në aeroportin e Prishtinës në gjuhën shqipe
-
Topalli: Vota e diasporës, shpëtim për Shqipërinë
Jeta në Zvicër
-
Priten reshje të dendura bore në Zvicër: Këto rrugë tashmë janë mbyllur Nga e enjtja e tutje me gjasë do të ketë shumë borë në pjesë të mëdha...
-
Zviceranët do të votojnë për natyralizim më të lehtë
-
Më shumë fleksibilitet për të ndryshuar mbulimin e sigurimit shëndetësor në Zvicër
-
Këshilli Federal rekomandon refuzimin e “Iniciativës foie gras”
-
Cilat janë kooperativat zvicerane të strehimit dhe a mund t’i aksesoni ato?