Futboll

“SV Albania” fiton turneun e Pavarësisë në Vjenë

Turneu i Pavarësisë këtë herë shënoi befasi të shumëfishta, jo vetëm për nga sukseset, por edhe për nga pjesëmarrjet

Turneu i sivjetmen, që tashmë tradicionalisht organizohet nga Liga Shqiptare e Futbollit në Austri, për nder të Pavarësisë së Kosovës, kësaj radhe shënoi befasi të shumëfishta, jo vetëm për nga sukseset, por edhe për nga pjesëmarrjet, raporton albinfo.at.

Në këtë turne në futboll të vogël të dielën morën pjesë 16 ekipe shqiptare nga gjithë Austria, ndërkohë mysafir special ishte edhe ekipi “Bomber” nga Ferizaj.

Vendin e parë arriti ta fitojë ekipi i “SV Albania” nga Wiener Neustadt. Vendi i dytë i ka takuar ekipit të “Kingsman Barbershop” nga Vjena, kurse vendi i tretë ekipit nga Kosova, Bomber. Në vendin e katërt doli Sanxhaku, ndërsa ekipi më fair paly u shpall “Luani Bau”.

Kingsman Barbershop

Turneu ka kaluar në një atmosferë festive, ku një numër i madh i shikuesve të pranishëm patën rastin të shijojnë ndeshje dhe gola cilësorë.

Turneu i Pavarësisë vlerësohet si organizimi më i mirë sportiv i shqiptarëve në Austri dhe mbahet dy herë në vit: Me rastin e 28 Nëntorit, Festës Kombëtare të Shqipërisë dhe për festën e Pavarësisë së Kosovës.

Edhe këtë vit albinfo.at ishte partner medial i këtij organizimi.

Bomber, Ferizaj