Shqiperia
Rama mbërrin në Turqi, nis vizitën zyrtare me Erdogan
Çfarë pritet të diskutohet në Këshillin e Bashkëpunimit të Nivelit të Lartë, shkëmbim idesh për zhvillimin e Ballkanit
Kryeministri Edi Rama ndodhet sot për një një vizitë zyrtare në Turqi, me ftesë të Presidentit Recep Tayyip Erdogan, përcjell albinfo.ch.
“Në kuadër të vizitës do të mbahet në Ankara takimi i parë i Këshillit të Bashkëpunimit të Nivelit të Lartë Turqi-Shqipëri, nën kryesimin e Presidentit tonë (Erdogan) dhe Kryeministrit zotin Rama”, thuhet në deklaratën e Minstrisë turke.
Në njoftim theksohet se në takim do të shqyrtohen të gjitha aspektet e marrëdhënieve Turqi-Shqipëri dhe do të diskutohen hapat që mund të ndërmerren për thellimin e mëtejshëm të bashkëpunimit dypalësh.
“Në takimet që do të zhvillohen me aleatin tonë në NATO, Shqipërinë, krahas marrëdhënieve dypalëshe, do të shkëmbehen ide edhe për zhvillimet rajonale dhe ndërkombëtare, veçanërisht në Ballkan, mbi bazën e mirëkuptimit për ruajtjen e paqes dhe stabilitetit.
“Me rastin e Mbledhjes së Këshillit, në axhendë është edhe nënshkrimi i teksteve të ndryshme ligjore që do të japin kontribut të rëndësishëm në bazën kontraktuale të marrëdhënieve Turqi-Shqipëri. Marrëdhëniet turko-shqiptare e marrin fuqinë e tyre nga historia e përbashkët dhe lidhjet e forta sociale dhe kulturore, thekson Ministria e Jashtme turke.
E-Diaspora
-
Kosova, gati për turneun “Yellow Cup” në Winterthur të Zvicrës Më 4 janar prej orës 19:00 është ndeshja Zvicër – Kosovë...
-
Pritjet nëpër pika kufitare, 2 orë për të dalë në Merdarë e Muçibabë
-
FC Kosova Zürich: Stabiliteti, sukseset dhe ambiciet për të ardhmen
-
Rita Ora në New York për ndërrimin e moteve
-
Bekim Zogaj, kur “pensionimi” vjen në kulmin e karrierës
Jeta në Zvicër
-
Siguruesi zviceran Helvetia thotë se 500 vende pune janë prekur nga ulja e kostove Rreth 500 vende pune, duke përfshirë 200 deri në 250 në Zvicër, janë prekur nga masat...
-
Zvicër: 5% më pak shitje të veturave të reja
-
Ka gjithnjë e më pak vende parkimi publike në qytetet zvicerane
-
Fermerët zviceranë të shqetësuar për të ardhurat dhe barrën administrative
-
Subvencionet publike për transportin publik po rriten në të gjithë Zvicrën