Lajme

Mbi 7000 persona u dënuan gabimisht për shpejtësi në Bernë, tani po ju kthehen paratë

Mbi 7,000 persona të cilët u gjobitën gabimisht në Bernë për shkak të shpejtësisë, u janë kthyer paratë e tyre.

Këtë e ka bërë të ditur të hënën policia kantonale e Bernës teka u tha se vlen për personat që u kapën duke ecur me shpejtësi midis 12 shtatorit dhe 19 tetorit 2023. Ata u gjobiten edhe pse nuk po ecnin fare me shpejtësi për shkak të një gabimi programimi në katër sisteme matëse, i cili çoi në matje të gabuara të shpejtësisë. Gabimi tani është rregulluar dhe sistemet e lëshuara për funksionim janë përdorur sërish që nga e hëna, transmeton albinfo.ch.

Nga rreth 7300 pagesa, deri më tani janë kryer 7231 shlyerje. Në rastet e mbetura, u raportua se janë ende në pritje të një përgjigje në lidhje me detajet e llogarisë

Instituti Federal i Metrologjisë (Metas) tani ka kalibruar sërish pajisjet në fjalë dhe më pas i ka lëshuar në funksionim, shkruan Blick.

Vendndodhjet e sakta të sistemeve në qytetin e Bernës janë:

Kirchenfeldstrasse/Mottastrasse, drejtim Ura Monbijou

Papiermühlestrasse/Aargauerstalden, drejtimi Bärengraben

Kirchenfeldstrasse/Jubiläumsplatz, Richtung Thunplatz

Zieglerstrasse/Effingerstrasse, drejtimi Eigerplatz