Lajme
Bizneset i frikësohen rikthimit të Trump-it si president
Shumë drejtues kanë frikë se një mandat i dytë i Trump do të ishte më i keq se i pari. Këtë guxojnë ta thonë vetëm privatisht, shkruan The Economist
Kur Donald Trump u largua nga posti tre vjet më parë, pasi hodhi akuza për vjedhje votash dhe komplotoi për të përmbysur rezultatet e zgjedhjeve presidenciale të vitit 2020, shumica e drejtuesve të korporatave më të mëdha të Amerikës ishin shumë të lumtur për ikjen e tij.
Edhe pse deri atëherë kishin zgjedhur të heshtnin në lidhje me përshtatshmërinë e zotit Trump për Shtëpinë e Bardhë, pasi përfituan shkurtime bujare taksash të korporatave dhe taksash personale në vitin 2017 dhe mbyllën njërin sy kur ai hoqi qafe rregullat mjedisore dhe zbuti ligjet rregullatore, më në fund, përpjekjet për të përmbysur demokracinë amerikane dhe sulmi në Kapitol nga mbështetësit e Trump më 6 janar 2021 ishin një hap shumë larg edhe për shefat e kompanive.
Duke treguar një bashkim të pazakontë, ata ngritën zërin kundër Trump. Kompanitë e manifakturës i cilësuan trazirat një “ngjarje e neveritshme”. Business Roundtable, një grup lobimi për kompanitë e mëdha, i bëri thirrje zotit Trump që t’u jepte fund trazirave.
Disa kompani të njohura u zotuan se nuk do të jepnin mbështetje financiare për 147 ligjvënësit republikanë që nuk kishin pranuar të vërtetonin humbjen e Trump.
Por tashmë, fitorja e Trump në raundin e parë të garës paraprake republikane në shtetin Iowa më 15 janar, forcoi bindjen se do të jetë ai kandidati i ardhshëm për president i Partisë Republikane.
Sondazhet tregojnë se në një betejë kokë më kokë me presidentin Joe Biden, Trump do të dilte fitimtar. Kësaj radhe, shqetësimet për të ardhmen e korporatave amerikane gjatë një mandati të dytë të presidencës kaotike të Trump, shprehen vetëm pas dyerve të mbyllura dhe asnjëherë publikisht.
Kohët e fundit, Larry Summers, ish-sekretari i Departamentit të Thesarit, i cili përkrah Joe Biden, u kërkoi shefave të kompanive që të flisnin publikisht kundër Trump, duke i paralajmëruar ata se tregjet e Italisë patën një ecuri të mirë në vitet e para të qeverisjes së Benito Musolinit, derisa morën të tatëpjetën më vonë.
Megjithatë, tani për tani, shumica e këshilltarëve të biznesit, i këshillojnë drejtuesit e kompanive që të mbajnë kokën ulur dhe të mos flasin kundër Trump. Harrojeni Duçen. Tashmë, taktika e re është “le të fshihemi dhe t’i bëjmë bisht”.
Kjo qasje sigurisht që ka logjikë. Së pari, duhet të kemi parasysh se zgjedhjet do të mbahen pas dhjetë muajsh dhe gjatë kësaj kohe, nuk dihet se çfarë mund të ndodhë.
Për shembull, njëri ose të dy kandidatët, mund të dalin nga gara për arsye shëndetësore (të marra së bashku, moshat e Biden dhe Trump arrijnë në 158 vjet, gati sa dy të tretat e moshës së vetë shtetit të Amerikës).
Trump nuk duhet të luftojë vetëm rivalët republikanë dhe zotin Biden, por duhet të përballet edhe me 91 akuza për krime në dy gjykata shtetërore dhe dy federale, të cilat mund t’i shkaktojnë probleme të mëdha.
Për më tepër, nuk është e sigurt nëse do të ishte një ide e mirë që shefat të thyenin heshtjen, duke dalë kundër Trump. Ky veprim mund të jetë në dëm të atyre që e sulmojnë Trump publikisht, duke krijuar në sy të publikut imazhin se Trump është një hero të cilin duan ta rrëzojnë elitat. Pasi erdhi në detyrë në mandatin e parë,
Trump nuk ngurroi të hakmerrej ndaj sulmeve (duke postuar me shkronja kapitale në Twitter, armën e tij të parapëlqyer). Teksa besimi në kompanitë e mëdha është venitur në dekadat e fundit, populistët e kanë pasur më të lehtë që të kthejnë opinionin publik kundër bizneseve të tilla.
Kreu i një organizate të njohur biznesi, pranon me keqardhje se nëse do të fliste publikisht kundër propozimeve të fushatës së Trump, “ish-presidenti do ta priste këtë me shumë kënaqësi”.
E-Diaspora
-
Turi me diasporën, Rama nesër takim me shqiptarët e Londrës Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama do të zhvillojë nesër (24 nëntor) takimin me shqiptarët në Londër,...
-
Gala koncert në Prishtinë me sopranon Marigona Qerkezi dhe tenorin Saimir Pirgu
-
Vjenë
Valbona Naku: Një jetë kushtuar violinës
-
Sot, Dita e Alfabetit të Gjuhës Shqipe
-
Vjenë
Virale dhe e suksesshme, Almira nga Austria ka 800 mijë ndjekës në rrjetin “tik-tok”
Jeta në Zvicër
-
Këshilli Federal dëshiron të përfshijë kompanitë zvicerane në rindërtimin e Ukrainës Këshilli Federal dëshiron të përfshijë kompanitë zvicerane në rindërtimin e Ukrainës. Të mërkurën, ajo i kërkoi...
-
Kantoni i Gjenevës shqyrton mundësinë e pushimit para lindjes
-
Gjeneva shtyn afatin e pagesës pas rritjes masive të taksës së makinave
-
Gjykata Federale e njeh obezitetin si paaftësi në kushte të caktuara
-
Zvicra, kampion evropian në transportin hekurudhor