Lajme
Rritje e falimentimeve të firmave në Gjermani
Tendenca e falimentimit të firmave në Gjermani po vazhdon edhe këtë vit. Numri i falimentimeve të regjistruara është rritur me më shumë se 26,3%.
Ekonomia gjermane nuk e ka të lehtë aktualisht. Kushtet janë të vështira: koniunkturë e ulët, norma të larta interesi, çmime të larta energjie, – të gjitha këto kanë çuar në rritje të numrit të falimentimeve. Numri i falimentimeve të regjistruara është rritur me 26,2% krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar, ka bërë të ditur Zyra Federale e Statistikave. Në dhjetor 2023 kishte vetëm një rritje me 12,3%. Në këto statistika duhet pasur parasysh se shifrat e falimentimeve hyjnë vetëm pas vendimit të parë gjyqësor, por koha e falimentimit në shumë raste është rreth tre muaj më parë.
Studiuesi i Institutit për Studime Ekonomike në Halle, Steffen Müller, thotë se “zhvillimet në çështjen e falimentimeve mbeten dinamike dhe në muajt e ardhshëm me tendencë të rritjes së shifrave”. Krahas kushteve të vështira aktuale për ekonominë, luan rol edhe një faktor tjetër. Ndihmat shtetërore për koronën shpesh iu ofruan firmave që kishin probleme produktiviteti që para krizës.
Mbështetja shtetërore dhe pjesërisht një shfuqizim i detyrimit për kërkesën e falimentimit e ka mbajtur të ulët më parë numrin e falimentimeve në Gjermani, megjithatë pandeminë e koronës dhe krizën energjitike. Rritja e falimentimeve ishte e pritshme, sipas ekspertëve./DW
E-Diaspora
-
Kurti, me studentët shqiptarë të St.Gallenit, debaton për të ardhmen e Kosovës Debatin me Kurtin, mbi temën "Investimi në të ardhmen e Kosovës" e ka udhëhequr profesori i...
-
Kurti në Cyrih prezanton Kosovën si vend të përshtatshëm për të investuar
-
Kurti niset drejt Zvicrës për takim me mërgatën
-
Hamza takon mërgatën në Cyrih
-
Rama në Nju-Jork: Dua votën e shqiptarëve në SHBA
Jeta në Zvicër
-
Pse Zvicra rrezikon të përballet me deflacionin Franga zvicerane është rritur gjatë muajve të fundit dhe aktualisht po qëndron pranë niveleve rekord...
-
Si ka marrë azil një shtetas gjerman në Zvicër?
-
A mund të prezantojë Gjeneva një ditë pune gjashtë-orëshe?
-
Më shumë njerëz po heqin dorë nga mishi në Zvicër
-
Zvicra ka kthyer tre kriminelë në Ukrainë, për herë të parë që nga fillimi i luftës