Kosova

Loriana Kuka kalon rrethin e parë në Grand Slamin e Bakus

Xhudistja e Kosovës, Loriana Kuka, ka kaluar rrethin e parë të garave në Grand Slamin që po mbahet në Baku të Azerbajxhanit.

Kuka, që garon në kategorinë deri 78 kilogramë, në rrethin e parë e mposhti me “ippon” xhudisten nga Rusia, Anastasiia Nuzhnenkova, që ka garuar si e pavarur.

Në rrethin e dytë Kuka do të përballet me xhudisten nga Guinea, Marie Branser./koha.net