Lajme
Të rinjtë bëjnë thirrje: Mos ikni në BE
Gjatë vitit që lëmë pas, numri i qytetarëve të Kosovës që kanë kërkuar azil në vendet e Bashkimit Evropian, është rreth 23 mijë.
Kështu thuhet në statistikat që kanë dalë nga Ministrisë së Punëve të Brendshme të Kosovës, e cila e shesh shumë shqetësues ikjen e kosovarëve drejt BE-së.
Përveç autoriteteve që po kërkojnë ndaljen mazive të kosovarëve në BE, janë edh qytetarët qo kërkojnë të njëjtën gjë. Në një VoxPop bërë nga REL, shumë prej të rinjve, shprehen kundër ikjes ilegale.
Diana Toska një qytetare nga Prishtina, e quan të pa arsyeshme ikjen e qytetarëve të Kosovës nga vendi. Sipas saj, të gjitha ata që po e lëshojnë vendin në mënyrë të paligjshme do të duhej të ishin vetë ata që kontribuojnë në zhvillimin e vendit të tyre.
“Nuk është zgjidhje nëse ne largohemi nga vendi, përkundrazi duhet të punojmë më shumë dhe të kontribuojmë për vendin tonë. Është shumë e paarsyeshme ikja në formë ilegale apo të paligjshme duke shpenzuar shumë para, për shkak se nuk ka të ardhme edhe atje. Përkundrazi ne po e dëmtojmë vendin tonë me këto migrime të paligjshme”, shton ajo.
Edhe Ariani, një student i Universitetit të Prishtinës, thekson se asnjë shtet tjetër në botë nuk mund t’iu ofroj qytetarëve të Kosovës më shumë se vet vendi i tyre. Ai shprehet kundër migrimit të paligjshëm dhe thotë se një gjë të tillë nuk do ta bënte kurrë.
“Kurrë nuk do të lëshoja vendin. Kosova ofron perspektivë për ata që e kërkojnë një gjë të tillë këtu. Unë punoj dhe studioj, në të njëjtën kohë”, thotë ai.
Korab Sefa nga qyteti i Pejës, është student në Fakultetin e Arkitekturës. Ai tregon se ka lindur në Gjermani, por që me familjen e tij shumë vite më parë ishin kthyer në Kosovë. Ai thotë se “nuk ka më mirë se në vendilindje”.
“Unë kam lindur në Gjermani dhe jam kthyer në Kosovë, si ne vendin tënd nuk ka asgjë. Njerëzit po gabojnë që po shkojnë jashtë vendit. Unë do të ju bëja apel të gjithë atyre që po ikin që të mos e lëshojnë vendin të rrinë këtu se më mirë nuk ka se në vendin tënd. Kudo që shkon je i huaj”, shprehet ai.
Autoritetet në Kosovë dhe përfaqësues të ambasadave të vendeve evropiane iu kanë bërë thirrje qytetarëve të Kosovës që të mos migrojnë në mënyrë të paligjshme, pasi që përpjekjet e tyre janë të kushtueshme dhe të kota. Ata kanë ritheksuar se vendet e Evropës nuk pranojnë më azilkërkues nga Kosova.
E-Diaspora
-
Abdixhiku aludon se nga mbi 100 mijë të regjistruar për votim nga diaspora, 40 mijë janë mbështetës të LDK-së Kreu i LDK-së Lumir Abdixhiku përmes një postimi në Facebook ka thënë se deri më tani...
-
Krishtlindjet mes luksit, atdhedashurisë dhe humanizmit të familjes së Anton Nikollës
-
Personalitetet Shqiptare të vitit 2024, në numrin më të ri të revistës albinfo.ch
-
Granit Xhaka është pjesë e formacionit më të mirë të vitit në Bundesliga
-
Përfundojnë pritjet në kufirin Kroaci-Serbi
Jeta në Zvicër
-
Gjeneva aktivizon planin e saj të akomodimit emergjent Ndërsa moti i ftohtë pritet të arrijë në ditët në vijim, Qyteti i Gjenevës do të...
-
Reshjet e fundit të borës nxisin fluksin turistik në Zvicër
-
Krishtlindjet mes luksit, atdhedashurisë dhe humanizmit të familjes së Anton Nikollës
-
Personalitetet Shqiptare të vitit 2024, në numrin më të ri të revistës albinfo.ch
-
Cilat destinacione do të kushtojnë më shumë nga Zvicra