Sport

KF “Dardania”, nikoqir i turnirit të madh në futboll të vogël

Në St Gallen të Zvicrës, klubi futbollistik "Dardania" sot dhe neser ( 17, 18 janar), është nikoqir i turneut më të madh ndërkombëtar të futbollit të vogël

Në garë po marrin pjesë 64 ekipe, kryesisht shqiptare. Rreth 600 pjesëmarrës nga të gjitha kantonet e Zvicrës, pastaj të Gjermanisë, Austrisë dhe Italise, po bëjnë gara për të fituar „Yallo Cup“, një garë që sivjet mbahet për herë të tretë dhe mëton të bëhet tradicional.

Në qendrën sportive më të njohur – „Kreuzbleiche“, drejtësinë po e ndan edhe referi i superligës zvicerane Bekim Zogaj, kurse për vendin e parë dhe shperblimin prej 1 mijë frangash do të zhvillohen 128 lojë.

M.B