Lajme

Ushtrisë zvicerane i nevojiten 31 miliardë franga deri në vitin 2028 

Ndërsa gjendja financiare e ushtrisë është në qendër të të gjitha diskutimeve, këshilltarja federale, përgjegjëse për mbrojtjen, Viola Amherd, kërkoi të mërkurën 4,9 miliardë franga për pajisje. Tavani i shpenzimeve për 2025-2028 arrin në 25.8 miliardë, përcjell albinfo.ch.

Në detaje, Departamenti Federal i Mbrojtjes po kërkon një kredi angazhimi prej 3.52 miliardë dollarë për blerjen e pajisjeve të ushtrisë për 2024-2027. Kredia e angazhimit për programin e armëve 2024 arrin në 490 milionë franga, ajo e programit të pasurive të paluajtshme 2024 në 886 milionë.

Më tej, Këshilli Federal po i paraqet Parlamentit edhe një tavan shpenzimesh për vitet 2025 deri në 2028 në vlerën 25.8 miliardë franga. Ky tavan bazohet në vendimin e Parlamentit për buxhetin e vitit 2024, sipas të cilit shpenzimet e ushtrisë do të rriten në terma realë me 3% në vit në 2025 dhe 2026 dhe me 5.1% në 2027.