Lajme
Manifestim madhështor i komunitetit shqiptar në Lozanë, në prag të 17 Shkurtit
Në një tubim të veçantë dhe me rëndësi të jashtëzakonshme për komunitetin shqiptar në Lozanë dhe rrethinë, mbi 600 persona u mblodhën për të festuar gjashtëmbëdhjetëvjetorin e pavarësisë së Kosovës dhe për të promovuar kulturën dhe identitetin kombëtar, përcjell albinfo.ch.
Ngjarja e mbushur me emocion u organizua nga një bashkëpunim i suksesshëm mes Qendrës Shqiptare për Integrim, Kulturë dhe Religjion në Lozanë, Qendrës Islame Shqiptare në Renens/Lozanë, Qendrës Kulturore Shqiptare “Drita” në Moudon, Xhamisë “Ebu Bekër Essiddik” në Biel/Bienne dhe Institutit “Feti Veseli”.
Përveç pjesëmarrësve të shumtë, në këtë manifestim morën pjesë personalitete të rëndësishme nga fusha e politikës, arsimit, artit dhe aktivistë shoqërorë, si: z. Vigan Berisha, Konsull i Republikës së Kosovës në Zurich, Prof. Dr. Nusret Pllana, veprimtar i çështjes kombëtare, aktori i mirënjohur Basri Lushtaku, rapsodi Fatmir Bajra me vëllezër, anëtari i Kryesisë së KMSHZ-së, z. Sherif Tupalli, Mr. Rijad ef. Aliu, imam i xhamisë Dituria në Gjenevë, z.Jeton Hoxha, kryetar i Kuvendit Komunal të Renensit, z.Fahri Mahalla, veprimtar i njohur i çështjes kombëtare, z.Musa Kamenica, këshilltar komunal dhe nënkryetar i Kuvendit të Lozanës, z.Migjen Kajtazi, si dhe shumë personalitete të tjera.
Tubimi filloi me një atmosferë të ngrohtë dhe vëllazërore, me këndimin e himnit kombëtar dhe atij dardan, e më pas me poezi të recituara nga nxënësit e Institutit “Feti Veseli”.
Të pranishmëve me fjalë përshëndetëse iu drejtuan: z.Vigan Berisha, z. Sherif Tupani, Emin Mirsimi, imam i xhamisë “Drita” në Moudon, Mevludin Zymberi, imam i Qendrës Islame Shqiptare në Renens, Fehim Abazi, imam i Qendrës Shqiptare për Integrim, Kulturë dhe Religjion në Lozanë dhe z. Mustaf Veseli, rektor i institutit “Feti Veseli”.
Tema qendrore e tubimit ishte e fokusuar në jetën dhe sakrificën e komandantit legjendar Adem Jashari me familje, të cilën e paraqiti në mënyrë brilante profesori Nysret Pllana, ndërsa pjesa artistike e programit u pasurua me monologjet e interpretuara nga artisti Basri Lushtaku dhe këngët folklorike, që jehuan në sallën e madhe, nga zëri i rapsodit Fatmir Bajra dhe grupit të tij, të cilat edhe ngjallën emocione te të pranishmit.
Ky tubim madhështor shënoi një moment të rëndësishëm për komunitetin shqiptar në këtë qytet, duke theksuar përkushtimin e tyre për ruajtjen dhe promovimin e kulturës dhe identitetit kombëtar, në një atmosferë të frytshme dhe të bashkëpunimit të gjithanshëm.
Të theksojmë se manifestimi i Festës së Pavarësisë së Kosovës nën organizimin e xhamive dhe qendrave kulturore shqiptare në Zvicër, tanimë është një traditë e pandashme, krahas shumë aktiviteteve të tjera me karakter kombëtar, fetar e kulturor që mbahen ndër vite.
Më 10.02.2024
Lozanë.
E-Diaspora
-
Një deputete në Kuvendin e Shqipërisë, me doktoratë austriake Edona Bilali është deputete e Kuvendit të Republikës së Shqipërisë, ku përfaqëson Qarkun e Shkodrës, që...
-
Aksident i rëndë në punë, humb jetën 41-vjeçari shqiptar në Itali
-
Pajtim Statovci fiton çmimin prestigjioz “Finlandia” në Stokholm
-
Piloti Blin Hoxha kërkon leje për ulje në aeroportin e Prishtinës në gjuhën shqipe
-
Topalli: Vota e diasporës, shpëtim për Shqipërinë
Jeta në Zvicër
-
Zviceranët do të votojnë për natyralizim më të lehtë Zviceranët do të votojnë për natyralizimin e lehtësuar. Action Quatre Quarts dorëzoi 135,000 nënshkrime në Kancelarinë...
-
Më shumë fleksibilitet për të ndryshuar mbulimin e sigurimit shëndetësor në Zvicër
-
Këshilli Federal rekomandon refuzimin e “Iniciativës foie gras”
-
Cilat janë kooperativat zvicerane të strehimit dhe a mund t’i aksesoni ato?
-
Zvicër: Dardanët presin përkrahjen e bashkatdhetarëve