Lajme

Franca do të kufizojë përdorimin e rrjeteve sociale për fëmijët nën 13 vjeç

Kryeministri i Francës, Gabriel Attal, është shprehur se do t’ua pamundësojë fëmijëve nën moshën 13-vjeçare që t’i përdorin rrjetet sociale.

Në një intervistë për gazetën Le Parisien, ai ka thënë se do të punojë me platformat për një barrierë të vërtetë digjitale, për t’u siguruar që asnjë i mitur nën moshën 13-vjeçare të ketë qasje në rrjetet sociale, transmeton albinfo.ch.

Ai ka deklaruar se të rinjtë e moshave 13-15-vjeçare do të duhej t’i përdornin rrjetet sociale vetëm me leje të prindërve, teksa adoleshentëve në Francë u mundësohet që ligjërisht të krijojnë llogari në rrjetet sociale prej moshës 15-vjeçare dhe para asaj moshe, ata duhet të kenë miratimin e prindit.

Attal ka përmendur se një gjë e tillë është e vështirë por jo e pamundur, duke u shprehur i bindur që mund jetë i suksesshëm në këtë drejtim.