Kosova

16 vjet shtet, zbardhet agjenda dhe logo e festës së Pavarësisë së Kosovës

Kosova të shtunën që vjen më 17 shkurt shënon 16 vjetorin e pavarësisë së vendit. Qeveria e Kosovës ka publikuar tashmë edhe logon zyrtare të shënimit të këtij përvjetori derisa ka zbardhur edhe agjendën festive.

Në këtë kuadër janë paraparë homazhe në varrezat e heronjve dhe personaliteteve të shquara që kontribuan për lirinë dhe pavarësinë. Po ashtu, parashihet që Qeveria e Kosovës të mbajë mbledhje festive derisa në një seancë solemne do të mblidhet edhe Kuvendi i Kosovës.

Krerët e shtetit të Ksoovës gjatë ditës do të organizojnë edhe pritjen solemne derisa parashihen pritje zyrtare në të gjitha përfaqësitë diplomatike dhe konsullore të Republikës së Kosovës.