Lajme

Ushtria suedeze përgatitet për anëtarësim në NATO, dërgon trupa në vijën e frontit

Ndërsa po përgatitet për anëtarësimin në NATO, Suedia do të dërgojë trupa luftarake në Letoni dhe sipas raportimeve, ushtarët suedezë do të jenë pjesë e linjës së parë të mbrojtjes kundër një pushtimi të mundshëm rus.

Suedia nuk është anëtarësuar ende zyrtarisht në aleancën ushtarake të udhëhequr nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës, por tashmë ka filluar të operojë brenda kornizave të NATO-s, përcjell albinfo.ch.

Vendi do të dërgojë batalion prej rreth 600-800 ushtarësh dhe forca të blinduara të rënda për t’u bërë pjesë e “Pranisë së Përparuar të Përmirësuar”, teksa batalioni do të qëndrojë në Letoni me rotacion gjashtëmujor.

Ndryshe, Suedia në maj të vitit 2022 ka hequr dorë nga politika e gjatë e neutralitetit, duke filluar përpjekjet për t’u bashkuar me NATO-n.