Kosova
Kurti i quan të rrejshme pretendimet e Vuçiqit në OKB
Këshilli i Sigurimit të OKB-së është mbledhur në një seancë të jashtëzakonshme të thirrur nga Serbia. Kjo vjen pas hyrjes në fuqi të rregullores së BQK-së për ndalimin e përdorimit të dinarit në transakcionet bankare në Kosovë.
Presidenti i Serbisë Aleksandër Vuçiq ka shprehur ankesa për këtë vendim duke e cilësuar të paligjshëm dhe duke pretenduar se përmes këtij vendimi sumohet popullata shqiptare.
Por kryeministri i Kosovës Albin Kurti në fjalën e tij i quajti ironi pretendimet e rrejshme të Vuçiqit, transmeton albinfo.ch.
“Serbia ka planifikuar e kryer vrasje, tortura e gjenocid në Kosovë e Bosnje. Kjo ka ndryshuar të drejtën humanitare përgjithmonë”, tha ai në hyrje të fjalimit.
Tutje, Kurti tha se Kosova është storie suksesi e ndërhyrjes së NATO-s.
” E zbatojmë Kushtetutën me masat më të larta të mbrojtjes së pakicave”, tha Kurti. Ai shtoi se serbët në Kosovë kanë hapësirë të madhe në jetën institucionale në Kosovë.
“Ideja për spastrim etnik është gënjeshtër që është demantuar edhe nga organizatat ndërkombëtare. Qeveria e Serbisë përhapë frikë”, tha Kurti.
Ai po ashtu tha se Serbia në anën tjetër po bën spastrim etnik në Luginë duke përmendur pasivizimin e adresave.
“I bën ata të jenë pa shtet”, theksoi Kurti.
E-Diaspora
-
Kosova, gati për turneun “Yellow Cup” në Winterthur të Zvicrës Më 4 janar prej orës 19:00 është ndeshja Zvicër – Kosovë...
-
Pritjet nëpër pika kufitare, 2 orë për të dalë në Merdarë e Muçibabë
-
FC Kosova Zürich: Stabiliteti, sukseset dhe ambiciet për të ardhmen
-
Rita Ora në New York për ndërrimin e moteve
-
Bekim Zogaj, kur “pensionimi” vjen në kulmin e karrierës
Jeta në Zvicër
-
Siguruesi zviceran Helvetia thotë se 500 vende pune janë prekur nga ulja e kostove Rreth 500 vende pune, duke përfshirë 200 deri në 250 në Zvicër, janë prekur nga masat...
-
Zvicër: 5% më pak shitje të veturave të reja
-
Ka gjithnjë e më pak vende parkimi publike në qytetet zvicerane
-
Fermerët zviceranë të shqetësuar për të ardhurat dhe barrën administrative
-
Subvencionet publike për transportin publik po rriten në të gjithë Zvicrën