Futboll
Dion Kacuri nënshkruan kontratën me FC Basel-in
Pak ditë më parë, mediat në gjuhën shqipe kishin shkruar për transferimin e pritshëm, të futbollistit të ri shqiptar Dion Kacuri, nga Grasshoperi i Cyrihut bë FC Basel.
Ndërkohë, duke filluar nga dje, më 7 shkurt, ky transferim është punë e kryer. Këtë njoftim e dha për Albinfo.ch babai i Dionit, Naim Kacuri, i cili na solli edhe fotografitë nga nënshkrimi i kontratës së re.
Pronarët e mëparshëm kinezë të Grasshopperit kishin bllokuar transferimin e Kacurit te Baseli, por pas ndryshimit të situatës në klub lëvizja arriti të realizohet.
Kacuri 19-vjeçar, ka luajtur në pozitën e mesfushorit te Grasshopperi. Me këtë skuadër ai kishte një kontratë deri në verën e vitit 2025, shkruan koha.net. Këtë edicion Dioni ka pasur shtatë paraqitje në Superligën e Zvicrës, por siç shkruajnë mediat zvicerane, nuk është grumbulluar në ndeshjet e fundit, përcjell albinfo.ch. Gjithsej në Superligë i ka luajtur 28 ndeshje, ndërsa është paraqitur për U18, U19 dhe U21 të Zvicrës.
Për FC Basel luajnë: Taulant Xhaka, Benjamin Kololli, Leon Avdullahu, Albian Ajeti.
Të ngjashme
Të tjera nga Futboll
E-Diaspora
-
Shqiptari i zhdukur prej dy javësh në Austri, gjendet i vdekur në Gjermani Është gjetur pa shenja jete trupi i Agim N. me banim në Wels të Austrisë, i... -
Dita e të Drejtave të Njeriut shënohet me apel për barazi reale, qasshmëri dhe pjesëmarrje qytetare -
Vonesë në votimin me postë për diasporën -
Shqiptarët që shënuan vitin 2025 në Zvicër -
Konsullja e Kosovës, pjesëmarrëse në ceremoninë “Escalade” në Gjenevë
Jeta në Zvicër
-
Zvicër: Hyn në fuqi marrëveshja e re kolektive kombëtare e ndërtimit Kjo u njoftua bashkërisht nga kompanitë e ndërtimit dhe sindikatat Unia dhe Syna pas raundit të... -
Shqiptarët që shënuan vitin 2025 në Zvicër -
Banorët e evakuuar të Brienzit mund të rikthehen të shtunën -
Qeveria zvicerane thotë se të burgosurit e huaj duhet të marrin sigurim shëndetësor -
Apartamenti më i shtrenjtë në Cyrih, kushton 24,000 CHF në muaj














