Lajme
Doli nga shtypi libri i Bukurije Limanit: “Të jesh mësuese në mërgim”
Moto: Një libër i ri kushtuar mësimit të gjuhës shqipe në Grac të Austrisë
Këtë javë doli nga shtypi monografia e autores Bukurije Limani, e titulluar “Të jesh mësuese në mërgim”. Vetë emërtimi i librit tregon përpjekjet e autores për të shpalosur kujtimet e gjithë veprimtarisë së saj kushtuar nxënësve gracianë dhe përpjekjet e saj në Austri për t’i mësuar nxënësit sa më mirë, sa më rrjedhshëm, sa më kuptueshëm, sa më thjesht, jo vetëm gjuhën shqipe, por edhe kulturën dhe traditat e shqiptarëve e të ndihen ata si në vendlindje. Libri është shtypur këtë javë në shtypshkronjën “Lena Grafik” në Prishtinë, i redaktuar nga Izri Rexha.
Monografia e Bukurie Limanit: “Të jesh mësuese në mërgim”, përmbledh një pjesë të historisë së jetës së mësueses Bukurije, aty nuk është gjithë thesari i punës kreative, kujtimet, gëzimet e bujshme, tregimet interesante, apo ndjenjat e përjetuara nga fëmijëria e deri sot. Shumë herë ndodh që njeriu momentet më atraktive i harron, mandej mbeten jashtë librit, vetëm kur vinë në mendje e dimë se ato jetojnë në ne. Edhe pse unë e quaj monografi, në fillim të librit autorja ka shkruar për gjeografinë e Austrisë, popullsinë, kulturën, gjuhën, rëndësinë që i dhënë austriakët gjuhës amtare. Kështu ishte jeta e autores në mes të dy shteteve, prandaj ato elemente i gjejmë edhe në libër. Në vazhdim është një kapitull me poezi, ku mësuesja ka një prirje poetike të veçantë, ajo ka një renditje të vargjeve të mahnitshme, me ritëm e rimë, një shprehje artistike, që pak poet mund të thurin fjalët me një stil të tillë që ritingëllojnë aq bukur.
Nëse i analizojmë vargjet në libër janë plot frymë atdhetare që ishte dhe është preukupimi i saj kryesor ndaj vendit tonë, Kosovës dhe Shqipërisë dhe nga të gjitha viset shqiptare që në poezinë e saj nuk gjejmë provincializma të krahinave të veçanta. Kështu ajo shprehet plot ndjenja që te lexuesi ngjallin një ndjenjë patriotike. P.sh. në vargjet nga poezia “Jemi burra të Shqipërisë” sikur thërret plot jehonë në mes të fushës dhe malit, në mes të fshatrave dhe qyteteve, në mes të çdo kuvendi ku shqip flitet, ashtu artistikisht kumbon, si p.sh.:
More jemi burra të Shqipnisë
nga Vlora në Gollak
për vatanin për Malësinë
gurrën e mbushim barut e gjak.
Arsimtarja Bukurije ka arritur në këtë libër të shkëputë fragmentet më të rëndësishme të jetës. Ajo përfshin punën me fëmijë, me kolege e kolegë, me prindër, me zyrtarë, për t’ u dhënë të gjithëve mundësi që të kyçen në një shoqëri të përbashkët, në një shoqatë, kjo tregon lidhjen e saj me Austrinë, me Grazin dhe aktivitetet që i përcjell me fotografi, nganjëherë të vjetra, por interesante, mbresëlënëse apo edhe me pamje artistike, që i japin një gjallëri kujtimeve. Duket se çdo fotografi flet dhe tregon se si ishte me të vërtetë jeta e dhënën e arsimtares për arsimimin e gjeneratës së re, si ishte mësuesja elegante, e përkushtuar për dije e mësim, si ishte karakteri kombëtar i saj, karakteri i kulturës në mbrojtjen e zakoneve tona, në një shoqëri që shpejt të shtyn të harrosh të kaluarën tënde. Por Bukurija nuk harron, sepse gati çdo javë i ka përsëritur aktivitetet kombëtare bashkë me nënat dhe nxënësit e saj, bile nga mungesa e vendlindjes i ka zhvilluar dhe përsosur sikur të ishte kreatore e ndonjë shoqate që kulmet e artit i kanë arritur që moti.
Kam një përshtypje sikur Bukurija jeton për të gëzuar të tjerët, për të ndihmuar të tjerët, për t’i pajtuar të tjerët, për të qenë pjesë e botës shqiptare dhe për t’i ngritur ata drejt shkencës dhe horizonteve të dijes, për t’i integruar nxënësit e saj lart në poste të punës në shoqërinë austriake. Ajo jeton në botën e saj, ashtu si është e thjeshtë dhe e dashur, kreative dhe plot art, me kulturën shqiptare që e ka prioritet të shprehet kudo si në tregimin ku shkruan: “Kudo që shkoj, jam shqiptare”, e cila shumë bukur shprehet:
“Aktivitetet e lira më japin këtë mundësi fantastike për të krijuar një art të bukur dhe për të ngjallur te fëmijët një dashuri ndaj artit dhe atdheut“.
Mësuese Bukurije Limani është një karakter i formuar kombtarisht, ashtu si i pëlqejnë ngjyrat e veshjeve të thurjeve të xhamadanëve e të tirqve, fundeve të punuar me përkujdesje me simbole interesante, shamive të kuqe dhe shqiponjave të zeza për t’i gëzuar vashat dhe djemtë që vetëm me veshje e bëjnë të mahnitshëm çdo manifestim. Bukurija ende jeton me historitë e kuizeve, në të cilat mori pjesë me nxënësit e saj, shpesh zunë ndonjë vend me rëndësi. Ajo ende jeton me seminaret dhe ekskursionet që merrte pjesë në Kosovë e Shqipëri. Me një fjalë, Bukurije Limani ishte një misionare e kulturës shqiptare në Grac dhe falë kontributit të saj artistik, bashkë me nxënësit, prindërit dhe adhuruesit e fjalës shqipe, gracianët kanë një vështrim më komplet për kombin tonë shqiptar. Ajo më ngjan me një Nënë Terezë, por që qëllimi i saj ishte jo vetëm humaniteti internacional, por ruajtja e traditave shqiptare në qytetin ku vepron dhe jeton. Ashtu ka arritur që edhe tani në pension t’i sensibilizojë prindërit dhe ish-nxënësit e saj që të bëhen bashkë në fund të çdo jave, të këndojnë, të vallëzojnë, të bisedojnë e të qajnë hallin së bashku. Që për ne mësuesit e tjerë të Austrisë është ende e pamundur, por ajo me kretivitetin dhe idetë e saj të gjalla jeton jo vetëm për vete, por edhe për të tjerët. Ajo, pra, është shembull i një mësueseje të përkryer në mërgim.
Të jesh mësuese në mërgim, nuk është lehtë, do punë, përkushtim, djersë, sakrificë, duke e mposhtur demoralizimin dhe duke e shkelur keq mossuksesin. Të jesh mësuese në mërgim është një luftë për t’i mësuar çdo vogëlushi, çdo nxënësi apo nxënëseje gjuhën e tyre të nënës, pra gjuhën shqipe. Këtë mision e ka kryer me përpikëri mësuesja e gjuhës amtare shqipe, zonja Bukurije Limani.
Lexuese dhe lexues të nderuar, të gjitha këto do t’i gjeni në librin e saj monografik: Bukurije Limani, “Të jesh mësuese në mërgim”.
Shkruan: Izri Rexha
E-Diaspora
-
Një deputete në Kuvendin e Shqipërisë, me doktoratë austriake Edona Bilali është deputete e Kuvendit të Republikës së Shqipërisë, ku përfaqëson Qarkun e Shkodrës, që...
-
Aksident i rëndë në punë, humb jetën 41-vjeçari shqiptar në Itali
-
Pajtim Statovci fiton çmimin prestigjioz “Finlandia” në Stokholm
-
Piloti Blin Hoxha kërkon leje për ulje në aeroportin e Prishtinës në gjuhën shqipe
-
Topalli: Vota e diasporës, shpëtim për Shqipërinë
Jeta në Zvicër
-
Zviceranët do të votojnë për natyralizim më të lehtë Zviceranët do të votojnë për natyralizimin e lehtësuar. Action Quatre Quarts dorëzoi 135,000 nënshkrime në Kancelarinë...
-
Më shumë fleksibilitet për të ndryshuar mbulimin e sigurimit shëndetësor në Zvicër
-
Këshilli Federal rekomandon refuzimin e “Iniciativës foie gras”
-
Cilat janë kooperativat zvicerane të strehimit dhe a mund t’i aksesoni ato?
-
Zvicër: Dardanët presin përkrahjen e bashkatdhetarëve