Lajme
Marrëveshja e pensioneve, çfarë përfitojnë pensionistët shqiptarë?
Nënshkrimi i marrëveshjes mes Shqipërisë e Italisë pritet të sjellë një sërë benefitesh për pensionistët shqiptarë.
“Marrim shembullin ku një qytetari i mungonte një vit në Shqipëri apo në Itali për të përfituar pensionin minimal. Në rast se nuk do të ishte marrëveshja, ky emigrant në moshë për pension nuk do ta merrte dot pensionin në asnjë nga shtetet. Në mesin e emigrantëve ka një keqkuptim sikur Italia do të jetë përgjegjëse për të paguar pensionin italian për këto 33 vjet. Kjo nuk është e saktë, secili shtet do paguajë pjesën e vet, Shqipëria për ato 14 vjet pension shqiptar, ndërsa Italia për ato 19 vjet”, shprehet Beskida Aliaj, Drejtuese e INAS CISL Albania, transmeton Tch, përcjell albinfo.ch.
Marrëveshja u jep të drejtë emigrantëve shqiptarëve të përfitojnë edhe pension vjetërsie.
“Në rast se një qytetar qoftë italian apo shqiptar ka arritur të plotësojë 42 vite e 10 muaj për burrat apo 41 vite e 10 muaj për gratë me kontribute të rregullta, atëherë ai mund të dalë në pension në çfarëdolloj moshe, dhe jo në moshën zyrtare që e ka Italia 67 vjeç”.
Gjithashtu ligji italian njeh edhe të drejtën e pensionit të parakohshëm. Marrëveshja duke mundësuar bashkimin e viteve të kontributeve në të dy vendet u jep mundësinë emigrantëve të përfitojnë nga kjo lehtësi.
“Më përpara quhej kuota 100, tashmë është bërë kuota 103, çfarë do të thotë? Vitet e moshës plus vitet e kontributit të arrijnë totalin 103. Pra, një qytetar që është 62 vjeç në rast se ka 41 vite pune me kontribute në Itali mund të dalë menjëherë në pension dhe nuk ka nevojë të presë moshën 67 vjeç”.
Përpara marrëveshjes, emigrantët shqiptarë duhej të hiqnin dorë nga rezidenca apo nënshtetësia italiane që tu njiheshin vitet e kontributit në Shqipëri, nëse ishin më pak se 20 vite. Gjithashtu sistemi italian i pensioneve nuk u njihte të drejtën e përfitimit në vitet 91 – 96. Kjo tashmë ka ndryshuar.
“Kush kishte filluar punë në vitet 91 – 96, nuk përfitonte pensionin edhe nëse kthehej në Shqipëri. Kështu që ata ishin të përjashtuar nga sistemi italian nëse nuk kishin arritur të bënin 20 vjet punë. Tashmë, marrëveshja e firmosur i eliminon këto mungesa, deficitet, limite apo kushtëzimet”.
Gjithashtu emigrantët shqiptarë që kanë punuar në të zezë në një nga dy vendet, marrëveshja i ndihmon nëse kanë ndërmend të blejnë vitet e kontributeve.
“Në rast se qytetari nuk i ka vitet e mjaftueshme për të përfituar pension as në Shqipëri dhe as në Itali, atëherë mund t’i blejë këto vite me kontribut vullnetar, aq sa të jetë e nevojshme për të plotësuar këto 15 vitet e punës në Shqipëri. Duhet pasur shumë kujdes se cilat vite duhen blerë. Pra, nëse qytetari ka një vit të zbuluar, pra nuk ka paguar kontribute as në Shqipëri dhe as në Itali, atëherë atë vit mund ta blejë”.
E-Diaspora
-
Kosovë: Kërkesa për shtimin e qendrave të votimit për diasporën shihet si ndërhyrje e qeverisë në procesin zgjedhor Për zgjedhjet parlamentare të 9 shkurtit të vitit 2025 tash e disa kohë po zhvillohet fushatë...
-
“Tri Net Film Fest”, në kërkim të historisë përmes filmit shqiptar
-
13 vjet burgim për shqiptarin që hyri për të vjedhur një shtëpi në Londër
-
Leutrim Aliji, pianisti virtuoz që bashkoi muzikën klasike me shpirtin shqiptar
-
Art Julius Aurel kandidon për parlamentin e Steiermark-ut
Jeta në Zvicër
-
“Falë Granit Xhakës, unë jam dikushi”, thotë i riu i hendikepuar, Musa Musiqi 21-vjeçari nga Zvicra Lindore vuan nga paraliza cerebrale për shkak të një hemorragjie të trurit në...
-
Një në nëntë zviceranë investojnë në kriptovaluta
-
A janë të hapura vendet e punës në administratën publike në Zvicër për të huajt?
-
Një tren i ri nëpër hekurudhat e Zvicrës
-
Identifikohet rritje mallrash të paligjshme dhe potencialisht të rrezikshme