Shqipëria

Italia kërkon të transferojë të burgosurit shqiptarë për të vuajtur dënimin në Shqipëri

Italia po punon për arritjen e një marrëveshjeje me Shqipërinë që të burgosurit shqiptarë në Itali të mund të vuajnë dënimin në vendin e tyre në këmbim të formimit profesional. Kështu u shpreh kreu i Departamentit të Administrimit të Burgjeve, Giovanni Russo, në Komisionin e Drejtësisë, teksa foli për mbipopullimin e burgjeve në Itali.

“Me një kosto prej 34 euro në ditë për çdo të burgosur shqiptar të burgosur në burgjet e saj, Mbretëria e Bashkuar ka lidhur një marrëveshje me Shqipërinë për të vuajtur dënimin në vendin e tij. Kjo na erdhi në mendje – shpjegoi Russo – për të bërë të njëjtën marrëveshje me disa modifikime: të mos dërgojmë para në Shqipëri, por të ofrojmë shërbime të tipit penitenciar”, tha kreu i Departamentit të Administrimit të Burgjeve, Itali, Giovanni Russo, transmeton A2, përcjell albinfo.ch.

Sipas tij, aktualisht në burgjet italiane ndodhen 60814 të burgosur, me një rritje me rreth 400 të burgosur më shumë çdo muaj.