Kosova
Kosova, ndër të parat në rritjen e fluturimeve në Evropë
Këshilli Evropian i Aeroporteve, në listën që ka publikuar të dhënat e trafikut për vitin 2023, radhit Kosovën ndër vendet e para që ka pasur rritje të fluturimeve me 44.3 për qind, krahasuar me vitin 2019.
Sipas Këshillit Evropian të Aeroporteve, para Kosovës janë Shqipëria e disa vende të tjera. Shqipëria është e para dhe prin me 117.4%. Tregu shqiptar i fluturimeve ka pësuar rritjen më të madhe në vitin 2023, duke prekur rekord prej 7.26 milionë pasagjerësh. Përgjatë vitit që lamë pas ishin 23 kompani, të cilat fluturonin nga Rinasi apo drejt tij, përgjatë gjithë vitit si dhe 15 kompani ajrore turistike dhe çartera që zhvilluan operacionet e tyre gjatë stinës së verës. Piku i sektorit ajror ishte javët e fundit të dhjetorit 2023, me 80 fluturime ditore.
Ndërkohë aeroporti i Prishtinës “Adem Jashari”, ditë më parë njoftoi se ka përmbyllur vitin 2023 si një vit të suksesshëm me një numër rekord udhëtarësh, si asnjëherë më parë.
E-Diaspora
-
Kosova, gati për turneun “Yellow Cup” në Winterthur të Zvicrës Më 4 janar prej orës 19:00 është ndeshja Zvicër – Kosovë...
-
Pritjet nëpër pika kufitare, 2 orë për të dalë në Merdarë e Muçibabë
-
FC Kosova Zürich: Stabiliteti, sukseset dhe ambiciet për të ardhmen
-
Rita Ora në New York për ndërrimin e moteve
-
Bekim Zogaj, kur “pensionimi” vjen në kulmin e karrierës
Jeta në Zvicër
-
Siguruesi zviceran Helvetia thotë se 500 vende pune janë prekur nga ulja e kostove Rreth 500 vende pune, duke përfshirë 200 deri në 250 në Zvicër, janë prekur nga masat...
-
Zvicër: 5% më pak shitje të veturave të reja
-
Ka gjithnjë e më pak vende parkimi publike në qytetet zvicerane
-
Fermerët zviceranë të shqetësuar për të ardhurat dhe barrën administrative
-
Subvencionet publike për transportin publik po rriten në të gjithë Zvicrën