Uncategorized
Numër rekord i azilkërkuesve në Gjermani, mbi 202 mijë
Në mesin e 10 vendeve me më së shumti azilkërkues hyjnë 5 vende ballkanike: Serbia, Kosova, Maqedonia, Bosnjë e Hercegovina dhe Shqipëria
Vetëm nga Siria gjatë vitit 2014 azil në Gjermani kanë kërkuar 41.000 persona.
Por, me numër veçanërisht të madh gjatë vitit azil kanë kërkuar shtetasit e vendeve të Ballkanit. Kështu, në mesin e 10 vendeve me më së shumti azilkërkues hyjnë këto pesë vende ballkanike: Serbia, Kosova, Maqedonia, Bosnjë e Hercegovina dhe Shqipëria. Nga këto pesë vende vijnë 30 për qind e të gjithë azilkërkuesve. Me klasifikimin e vendeve të Ballkanit si “vende të sigurta”, azilkërkuesit nga këto vende praktikisht nuk kanë kurrfarë gjasash për të fituar azilin.
Ministri gjerman ka thënë po ashtu se Gjermania, në krahasim me vendet tjera të BE-së ka numër dukshëm më të madh të azilkërkuesve. “Flukset e refugjatëve që vijnë duke u rritur dhe dhembja që bartin ata njerëz nuk na lejojnë të qëndrojmë indiferent”, ka shtuar ai. Por, ka arsyetuar ai, një politikë e përgjegjshme e migracionit nuk mund të injorojë faktin se azil po kërkojnë edhe shumë njerëz të cilët nuk janë të ndjekur në vendet prej nga vijnë. Ata nuk mund të njihen si refugjatë dhe për këtë arsye duhet ta lëshojnë vendin.
E-Diaspora
-
Florian Haçkaj: Një jetë përtej kufijve dhe një mision për Shqipërinë Suksesi më i madh i Lëvizjes që drejton Florian Haçkaj ishte fitorja në Gjykatën Kushtetuese të...
-
Valdete Hoti, figurë frymëzuese dhe sinonim i humanizmit
-
43 orë në bllokim trafiku për të arritur në Kosovë nga Zvicra
-
Abdixhiku aludon se nga mbi 100 mijë të regjistruar për votim nga diaspora, 40 mijë janë mbështetës të LDK-së
-
Krishtlindjet mes luksit, atdhedashurisë dhe humanizmit të familjes së Anton Nikollës
Jeta në Zvicër
-
Gjykata Federale merr vendim për pensionin e burrave të ve Sipas udhëzimeve, pensionet e të vejave nuk do të ndërpriten më kur fëmija më i vogël...
-
Çfarë faturash duhet të paguani përpara datës 31 dhjetor, në Zvicër?
-
Zvicra ka indeksin më të ulët të mjerimit në botë
-
Valdete Hoti, figurë frymëzuese dhe sinonim i humanizmit
-
Gjeneva aktivizon planin e saj të akomodimit emergjent