Lajme

Fermerët zviceranë protestojnë kundër marzhit të fitimit të supermarketeve

Protestat e fermerëve kanë arritur deri në Zvicër. Rreth 30 fermerë futën traktorët e tyre në qytetin e Gjenevës të shtunën në mëngjes për të kërkuar shpërblim të drejtë për punën e tyre. Në rajonin e Bazelit, në një protestë morën pjesë edhe 30 deri në 40 traktorë.

Në Gjenevë, traktorët e parë mbërritën nga Versoix rreth orës 10.30, pasuar nga një demonstrim nga Bernex dhe Meinier. Në qytet, më shumë se 200 njerëz u grupuan rreth traktorëve, transmeton albinfo.ch.

Fermerët kritikuan marzhet e fitimit të supermarketeve të mëdhenj: “Distributorët kryesorë, nëse nuk ju vjen turp, atëherë tregoni çmimet që u paguhen fermerëve”, shkruhej në një tabelë të ngritur përpara një traktori.

Sindikata e fermerëve zviceranë frankofone Uniterre, e cila organizoi protestën e fermerëve në Gjenevë, bëri thirrje për transparencë në lidhje me marzhet e fitimit përgjatë gjithë zinxhirit të vlerës.

Një protestë është zhvilluar edhe nga fermerët në rajonin e Bazelit. Sipas policisë kantonale, 30 deri në 40 traktorë u përfshinë në lëvizjen e protestës, shkruan swissinfo.