Lajme
Arrestohet kosovari: i ka marrë plakës 91-vjeçare një shumë parash, me mashtrim
Policia ka arrestuar personin që tashmë kishte marrë një shumë të parave nga plaka, në momentin kur ai donte të merrte nga ajo edhe dhjetë mijë franga të tjera
Të mërkurën, një grua 91-vjeçare në Wallisellen i ka dorëzuar disa mijëra franga një mashtruesi. Policia mundi të parandalonte një dorëzim të dytë parash të enjten, transmeton albinfo.ch.
Policia kantonale e Cyrihut njoftoi se të enjten pasdite ka arrestuar një mashtrues të dyshuar telefonik në Wallisellen. 20-vjeçari kosovar ka dashur të marrë dhjetë mijë franga para të gatshme nga një grua 91-vjeçare.
Sipas deklaratës, policia ka marrë dijeni për dorëzimin falë vajzës së të moshuarës. Sipas saj, plaka kishte qenë tashmë në kontakt me mashtruesit të mërkurën. Mashtruesit u paraqitën si punonjës të sigurisë bankare përmes telefonit, shkruan gazeta Zürcher Unterländer.
Hetuesit e Policisë Kantonale të Cyrihut kanë nisur menjëherë hetimet, transmeton albinfo.ch. Kështu ata kanë arritur të arrestojnë personin që tashmë kishte marrë një shumë të parave (disa mijëra franga) nga plaka, në momentin kur ai donte të merrte nga ajo edhe dhjetë mijë franga të tjera.
I arrestuari, një 20-vjeçar kosovar, tani duhet të përgjigjet në prokurorinë publike.
E-Diaspora
-
A rrezikon të dështojë vota e diasporës në Shqipëri? Kreu i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve në Shqipëri, Ilirjan Celibashi, tha se janë krijuar kushtet e...
-
Kurti mban fjalim në forumin ekonomik Zvicër-Kosovë, flet për “partneritet të fuqishëm”
-
Arbër Bullakaj, në krye të nismës për lehtësimin e natyralizimit të të huajve
-
Ariana Qizmolli, me pjesën “Kërce pak”, në festivalin e vallëzimit, në Winterthur
-
Një deputete në Kuvendin e Shqipërisë, me doktoratë austriake
Jeta në Zvicër
-
Më shumë se 640,000 fishekë snajperësh zviceranë thuhet se kanë shkuar në Ukrainë Municione snajperi nga kompania zvicerane P Defence thuhet se kanë mbërritur në Ukrainë në korrik 2023...
-
Kaosi i SBB i frustron udhëtarët: “Ka komunikim zero”
-
Bora paralizon qarkullimin në shumë vende në Zvicër
-
Bazeli do të votojë mbi koston e organizimit ‘blasfemik’ të Eurovizionit 2025
-
Zvicra mbetet kampione evropiane në hekurudha