Lajme
Personalitetet zvicerane thurin lavde për Lara Gut-Behramin
Lara Gut-Behrami, 32-vjeçarja që aktualisht po magjeps jo vetëm fansat e skive me arritjet e saj, por edhe heroinat zvicerane të skive, duke fituar 42 fitore në Kupën e Botës, transmeton albinfo.ch.
Erika Hess: “Ajo që Lara ka bërë për më shumë se një dekadë e gjysmë është e admirueshme. Ashtu si unë, ajo erdhi shumë herët në cirkun e Kupës së Botës, si fëmijë. Kjo nuk është gjithmonë e lehtë. Jeni në një moshë ku ende duhet të lini të bëni gabime, por në të njëjtën kohë jeni duke punuar në një mjedis ku duhet të jeni i rritur dhe të bëni një jetë profesionale. Fakti që Lara është ende në krye pas 16 vitesh, tregon se ajo ka bërë shumë gjëra si duhet. Ajo është zhvilluar jashtëzakonisht shumë vitet e fundit, përfshirë edhe si grua. Unë e admiroj atë. Të gjitha sukseset e saj tregojnë qartë se çfarë fenomeni i jashtëzakonshëm është dhe çfarë energjie dhe vullneti të pamasë ka”.
Marie-Theres Nadig po ashtu rrëfeu jetën e saj si skijaore dhe historinë e Larës.
Michelle Gisin: “Më ka bërë veçanërisht përshtypje qetësia saj”.
Vreni Schneider: “Lara tani ka fituar 42 fitore në Kupën e Botës. Kjo është thjesht e mrekullueshme. Nëse kjo vazhdon, do të jetë vetëm çështje kohe para se ajo të më arrijë mua. Shëndeti është gjithmonë vendimtar. Unë patjetër do t’ia jepja titullin Larës nëse do t’ia dilte”.
Po ashtu Brigitte Oertli, Nadia Hürlimann-Styger, Lise-Marie Morerod, Sonja Nef dhe Maria Walliser thuren lavdet për Lara Gut-Behramin.
Deklaratat e plota – KETU
E-Diaspora
-
Dubai: Firma shqiptare e patundshërive me ofertë për investitorët shqiptarë të Zvicrës Nga Neymar te Tripleksi më i Shtrenjtë në Botë: Historia e Investimeve që Ndërtojnë Standarde të...
-
Shoqata “Bashkimi” nga Usteri organizoi festë kushtuar Pavarësisë së Shqipërisë
-
Turi me diasporën, Rama nesër takim me shqiptarët e Londrës
-
Gala koncert në Prishtinë me sopranon Marigona Qerkezi dhe tenorin Saimir Pirgu
-
Vjenë
Valbona Naku: Një jetë kushtuar violinës
Jeta në Zvicër
-
Ndjekjet penale dhe falimentimi: Rritje e rrezikut për të vetëpunësuarit nga viti 2025 Që nga 1 janari i vitit 2025, pretendimet e së drejtës publike kundër personave të regjistruar...
-
A duhet të bëhen të detyrueshme gomat e dimrit në Zvicër?
-
SBB pret fitim të njëjtë si vitin e kaluar
-
Shumë pista skijimi në Zvicër kanë hapur sot dyert
-
Këshilli Federal dëshiron të përfshijë kompanitë zvicerane në rindërtimin e Ukrainës