Lajme
Kapet duke hyrë ilegalisht në Gjermani, kosovari me urdhërarrest për përdhunim
Policia federale ka arrestuar të mërkurën (31 janar) një kosovar të kërkuar, teksa tentonte të hynte ilegalisht në Gjermani
Të mërkurën në mëngjes (31 janar), forcat mbështetëse të Policisë Federale të gatishmërisë kanë ndaluar një autobus me regjistrim kosovar në pikën kufitare në Walserberg.
Nga kontrolli i pasagjerëve në sistemin e kërkimit policor rezultoi se njëri prej pasagjerëve, një kosovar 29-vjeçar, ishte në kërkim nga Prokuroria Publike e Tübingenit me urdhër arresti, transmeton albinfo.ch.
Kosovari ishte dënuar me dy vjet e dhjetë muaj burg për sulm seksual, detyrim seksual dhe përdhunim.
Pas vuajtjes së një pjese të dënimit, autoritetet e kishin deportuar atë në vendin e tij, në Kosovë, në vitin 2018, thuhet në një njoftim për shtyp të Policisë Federale në Freilassing, shkruan bgland24.de.
Meqenëse tani ai u përpoq të hynte përsëri në Gjermani pa leje, atij i duhet të vuajë dënimin e mbetur me burg prej 485 ditësh, sa i kishin mbetur pas ndërprerjes përcjell albinfo.ch. Policia Federale e dërgoi 29-vjeçarin në një institucion korrektues (burg).
E-Diaspora
-
Sot, Dita e Alfabetit të Gjuhës Shqipe Sot është Dita e Alfabetit Shqip, tashmë e shpallur festë zyrtare e Shqipërisë. 22 nëntori ka...
-
Vjenë
Virale dhe e suksesshme, Almira nga Austria ka 800 mijë ndjekës në rrjetin “tik-tok”
-
Suedi: Diamant Salihu fiton çmimin “Novatorët e vitit”
-
5 orë pritje, anulohet fluturimi nga Bazeli për në Prishtinë
-
A rrezikon të dështojë vota e diasporës në Shqipëri?
Jeta në Zvicër
-
Pse udhëtarët në Zvicër mund të paguajnë për kilometër në të ardhmen? Kompanitë e transportit publik në Zvicër dëshirojnë të përmirësojnë sistemin aktual të tarifave, duke i bazuar...
-
Nesër, mbyllja e stacioneve të trenit të Gjenevës
-
Zvicër: Dita e sotme shënon fillimin e javës së ‘Black Friday’
-
Zvicër: Aksident mes mjetit ushtarak dhe autobusit
-
Bora shkaktoi rreth 150 aksidente në kantonin e Cyrihut