Lajme
BE-ja zhbllokon ndihmën prej 50 miliardë eurosh për Ukrainën
Bëhet e ditur se të 27 liderët evropianë kanë rënë dakord për një paketë ndihme prej 50 miliardë eurosh për Ukrainën, ka thënë presidenti i Këshillit Evropian, Charles Michel, të enjten, shkruan BBC, përcjell albinfo.ch.
“Ne kemi marrëveshje”, shkroi Michel në “X”, dikur Twitter.
Ai ka thënë se marrëveshja “mbyll një financim të qëndrueshëm, afatgjatë dhe të parashikueshëm për Ukrainën”.
Kishte frikë se kryeministri i Hungarisë, Viktor Orban, do të bllokonte paketën e ndihmës, siç kishte bërë në një samit evropian dhjetorin e kaluar.
Orban kishte thënë se donte të detyronte rishikim të politikës së BE-së ndaj Ukrainës dhe kishte vënë në pikëpyetje idenë e angazhimit për të financuar Ukrainën për katër vjetët e ardhshme. Por duket se ai është bindur të mos vërë veton pas kërcënimeve për bllokim të ekonomisë hungareze.
Ursula von der Leyen, presidentja e Komisionit Evropian, ka thënë se sot ishte “një ditë e mirë për Evropën”.
E-Diaspora
-
Simpozium me ligjerata mjekësore në Gjenevë dhe Cyrih! Kryesia e Lidhjes së Mjekëve Shqiptarë në Zvicër me datën 19 janar në Cyrih dhe me...
-
24 orë në ditë në shërbim të pacientit: Spitex Mednest24
-
Votimi në diasporë, ambasada e Kosovës në Gjermani tregon procedurën e plotësimit dhe dërgimit të fletëvotimit
-
Gjermania me numrin më të lartë të votuesve jashtë Kosovës
-
Ja si mund të votoni nga jashtë!
Jeta në Zvicër
-
Simpozium me ligjerata mjekësore në Gjenevë dhe Cyrih! Kryesia e Lidhjes së Mjekëve Shqiptarë në Zvicër me datën 19 janar në Cyrih dhe me...
-
Vdes në burg shtetasi zviceran i arrestuar në Iran dhe i akuzuar për spiunazh
-
Informacionet kryesore në lidhje me ndalimin e ri të Rottweiler në kantonin e Cyrihut
-
Zvicër: Ftohtë të premten, pritet bora e radhës në ultësira
-
Faturat që duhet të paguani në Zvicër para fundit të janarit