Kosova
Diskutohen mundësitë e bashkëpunimit mes Kosovës e Kanadasë
Zëvendësministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Liza Gashi gjatë qëndrimit në Kanada, ka zhvilluar takime të rëndësishme me përfaqësues të Senatit, Parlamentit federal, Grupin parlamentar të miqësisë, si dhe përfaqësues të shoqërisë civile.
Nga radhët e parlamentit, zv.ministrja Gashi fillimisht takoi deputetët e grupit parlamentar të miqësisë Kosovë – Kanada, Anita Vandenbeld, Yvan Baker, Sébastien Lamire dhe Kyle Seeback, të cilët i falenderoi për përkushtimin e tyre në thellimin e marrëdhënieve mes dy vendeve tona.
Po ashtu ata biseduan për tema me interes të përbashkët dhe mundësitë e bashkëpunimit diplomatik për avancimin e marrëdhënieve tona bilaterale.
Një tjetër diskutim, zv. ministrja Gashi pati me kryetarin e komisionit për mbrojte nacionale, John McKay, si dhe kryetarin e Komisionit për politikë të jashtme dhe zhvillim ndërkombëtar, Ali Ehsassi, të cilët i informoi më shumë rreth progresit të Kosovës dhe situatës së sigurisë në vend. Gjithashtu, Gashi përgjatë qëndrimit të saj takoi Senatorin kanadez, Peter Boehm, të cilin e informoi më shumë rreth aspiratave dhe sfidat me të cilat po ballafaqohet Kosova dhe rajoni ynë në përgjithësi.
Zëvendësministrja Gashi ka prezantuar para një paneli në Institutin prestigjioz Macdonald në Otavë, progresin dhe rrugëtimin e Kosovës në formimin e një shteti me shoqëri demokratike, duke shërbyer si shembull pozitiv i zhvillimit të demokracive të reja në botë.
E-Diaspora
-
Kosova, gati për turneun “Yellow Cup” në Winterthur të Zvicrës Më 4 janar prej orës 19:00 është ndeshja Zvicër – Kosovë...
-
Pritjet nëpër pika kufitare, 2 orë për të dalë në Merdarë e Muçibabë
-
FC Kosova Zürich: Stabiliteti, sukseset dhe ambiciet për të ardhmen
-
Rita Ora në New York për ndërrimin e moteve
-
Bekim Zogaj, kur “pensionimi” vjen në kulmin e karrierës
Jeta në Zvicër
-
Siguruesi zviceran Helvetia thotë se 500 vende pune janë prekur nga ulja e kostove Rreth 500 vende pune, duke përfshirë 200 deri në 250 në Zvicër, janë prekur nga masat...
-
Zvicër: 5% më pak shitje të veturave të reja
-
Ka gjithnjë e më pak vende parkimi publike në qytetet zvicerane
-
Fermerët zviceranë të shqetësuar për të ardhurat dhe barrën administrative
-
Subvencionet publike për transportin publik po rriten në të gjithë Zvicrën