Lajme
Humb kontrollin mbi makinën dhe rrokulliset në fushë, lëndohet kosovarja
Drejtuesja e makinës ka pësuar lëndime të mesme. Dëmet e shkaktuara kapin vlerën e rreth dhjetë mijë frangave
Të hënën, një shofere, gjatë drejtimit të automjetit të saj ka dalë nga korsia në autostradën A1 pranë Wängi TG. Automjeti është rrokullisur disa herë dhe ka ndaluar në një fushë, transmeton albinfo.ch. Shoferja, një ksoovare 36 vjeçe, u desh të dërgohej në spital.
Ajo ishte nisur për në Cyrih në orën 12.30, sipas policisë kantonale të Thurgaut. Në Wängi ajo u largua nga rruga për arsye ende të paqarta, kaloi me makinë mbi pankinën e rrugës dhe u përplas me parmakun mbrojtës, shkruan schweizerbauer.ch. Automjeti është rrokullisur disa herë, deri sa ka pushuar anash në një fushë.
Gruaja ka pësuar lëndime mesatare nga aksidenti dhe është dashur të dërgohet në spital nga shërbimet e urgjencës, përcjell albinfo.ch. Dëmi i shkaktuar automjetit të saj, pankinave dhe parmakut mbrojtës kap vlerën e rreth dhjetë mijë frangave. Prokuroria publike në Frauenfeld ka urdhëruar një mostër gjaku dhe mostër të urinës nga shoferja.
(Foto: Kapo Thurgau)
E-Diaspora
-
Shqiptari i zhdukur prej dy javësh në Austri, gjendet i vdekur në Gjermani Është gjetur pa shenja jete trupi i Agim N. me banim në Wels të Austrisë, i... -
Dita e të Drejtave të Njeriut shënohet me apel për barazi reale, qasshmëri dhe pjesëmarrje qytetare -
Vonesë në votimin me postë për diasporën -
Shqiptarët që shënuan vitin 2025 në Zvicër -
Konsullja e Kosovës, pjesëmarrëse në ceremoninë “Escalade” në Gjenevë
Jeta në Zvicër
-
Zvicër: Hyn në fuqi marrëveshja e re kolektive kombëtare e ndërtimit Kjo u njoftua bashkërisht nga kompanitë e ndërtimit dhe sindikatat Unia dhe Syna pas raundit të... -
Shqiptarët që shënuan vitin 2025 në Zvicër -
Banorët e evakuuar të Brienzit mund të rikthehen të shtunën -
Qeveria zvicerane thotë se të burgosurit e huaj duhet të marrin sigurim shëndetësor -
Apartamenti më i shtrenjtë në Cyrih, kushton 24,000 CHF në muaj











