Kosova
Kryeparlamentari i Kosovës Glauk Konjufca takoi ambasadorin e Austrisë Georg Schnetzer
Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca, ka pritur sot në takim ambasadorin e Austrisë në Kosovë, Georg Schnetzer.
Konjufca e ka falënderuar ambasadorin për mbështetjen e palëkundur të Austrisë ndaj Republikës së Kosovës.
“Kryetari i Kuvendit theksoi se Austria nuk është vetëm një shtet mik i dëshmuar historikisht por edhe mbështetëse e fuqishme e Kosovës në të gjitha sfidat dhe rrugëtimet shtetndërtuese, duke nënvizuar njëherësh rëndësinë e vazhdimit të mbështetjes së mëtejme ndaj shtetit tonë në rrugën e integrimeve euroatlantike dhe anëtarësimin në organizata ndërkombëtare.”, thuhet në njoftim, transmeton albinfo.ch.
Poashtu bëhet e ditur se është diskutuar edhe për zhvillimet politike në vend e rajon,
“Në takim, ku u shkëmbyen pikëpamje edhe përkitazi me zhvillimet politike në vend e rajon, u bisedua me theks të veçantë për bashkëpunimin në kuadër të programit për Ballkanin Perëndimor në Parlamentin Austriak, ku nëpunës të administratës së Kuvendit të Kosovës do të kenë mundësinë të marrin njohuri dhe të njihen me praktikat e Parlamentit të Austrisë.”, thekson njoftimi i zyrës për media të Kuvendit të Kosovës.
E-Diaspora
-
Kosova, gati për turneun “Yellow Cup” në Winterthur të Zvicrës Më 4 janar prej orës 19:00 është ndeshja Zvicër – Kosovë...
-
Pritjet nëpër pika kufitare, 2 orë për të dalë në Merdarë e Muçibabë
-
FC Kosova Zürich: Stabiliteti, sukseset dhe ambiciet për të ardhmen
-
Rita Ora në New York për ndërrimin e moteve
-
Bekim Zogaj, kur “pensionimi” vjen në kulmin e karrierës
Jeta në Zvicër
-
Siguruesi zviceran Helvetia thotë se 500 vende pune janë prekur nga ulja e kostove Rreth 500 vende pune, duke përfshirë 200 deri në 250 në Zvicër, janë prekur nga masat...
-
Zvicër: 5% më pak shitje të veturave të reja
-
Ka gjithnjë e më pak vende parkimi publike në qytetet zvicerane
-
Fermerët zviceranë të shqetësuar për të ardhurat dhe barrën administrative
-
Subvencionet publike për transportin publik po rriten në të gjithë Zvicrën