Lajme
Diskutim për unifikimin e shkollave shqipe në Zvicër
Tre ambasadorët shqiptarë, bashkë me koordinatorin e "Shkollës Shqipe" diskutuan mbi të arriturat dhe zhvillimin e shkollave shqipe
Mësohet se sot, më 30.01.2024, në ambientet e Ambasadës së Republikës së Shqipërisë në Bernë, tre ambasadorët shqiptarë, ai i Shqipërisë, z.Mustafa Nano, i Kosovës, z.Sami Ukelli dhe i Maqedonisë së Veriut, z.Rexhep Demiri, pritën në takim Koordinatorin e “Shkollës Shqipe” në Zvicër, z. Vaxhid Sejdiu dhe Kryetarin e Lidhjes së Prindërve dhe Arsimtarëve Shqiptarë në Zvicër (LAPSH), z. Liburn Mehmetaj, shkruan albinfo.ch.
Thuhet se qëllimi i këtij takimi ishte intensifikimi i bashkëpunimit dhe fillimi i punës për unifikimin e shkollave shqipe në Zvicër. Palët u dakorduan që sa më parë të fillojë themelimi i një komisioni të punës që do të merret me detajet teknike.
Tre ambasadorët i përgëzuan dy udhëheqësit e shkollave për këtë nismë dhe ofruan mbështetjen e tyre për përmbylljen sa më të shpejtë të këtij procesi në të mirën e diasporës shqiptare në Zvicër. /Albinfo.ch
E-Diaspora
-
Aksident i rëndë në punë, humb jetën 41-vjeçari shqiptar në Itali E.D., një 41-vjeçar me origjinë shqiptare, banues në Azzano San Paolo, ka ndërruar jetë pas një...
-
Pajtim Statovci fiton çmimin prestigjioz “Finlandia” në Stokholm
-
Piloti Blin Hoxha kërkon leje për ulje në aeroportin e Prishtinës në gjuhën shqipe
-
Topalli: Vota e diasporës, shpëtim për Shqipërinë
-
Haziri: Diaspora nuk është determinuese e rezultatit të zgjedhjeve
Jeta në Zvicër
-
Zvicër: Dardanët presin përkrahjen e bashkatdhetarëve Kombëtarja e Kosovës, në Zvicër...
-
Nga 1 janari do të mund të ndryshohen në çdo moment disa modele të sigurimit shëndetësor
-
Çmimet e pronave zvicerane nuk tregojnë shenja rënie
-
Shtatë gjëra që thjesht nuk mund t’i mbani sekret në Zvicër
-
Ulja e kostos dhe emigracioni: Sfidat me të cilat do të përballet Zvicra në vitin 2025