Shqiperia
Turqia njeh patentëshoferët shqiptarê
Në fillim të pranverës, shtetasve shqiptarë që jetojnë në Turqi, do t’ju njihen patentat që kanë marrë në Shqipëri çka do të jetë e vlefshme dhe për shtetasit turq që jetojnë në Shqipëri.
Parlamenti turk ka miratuar marrëveshjen për njohjen reciproke të lejeve të drejtimit të makinave, hap për të cilin ministri i Punëve të Jashtme, Igli Hasani ka falënderuar homologun e tij, Hakan Fidan gjatë takimit që ka zhvilluar sot në Tiranë, si pjesë e një turi rajonal.
“Përshëndesim miratimin nga Parlamenti turk dhe mirëpresim hyrjen sa më parë të saj në fuqi.”
Ndërsa ministri Fidan ka përsëritur në Tiranë një kërkesë që pala turke e bën prej 8 vitesh, pas grushtit të shtetit të 15 Korrikut 2016, për të cilin presidenti Erdogan akuzon organizatën FETO.
“Diskutuam në lidhje me pastrimin e mbetjeve të fundit të FETO-s që kanë mbetur në Shqipëri prandaj treguam ndjeshmërinë që ka Turqia ndaj kësaj çështjeje. Diskutuam çfarë hapash mund të hidhen konkretisht për këtë.”
Një shqetësim tjetër i ministrit turk ishte dhe ai për viktimat e pafajshme palestineze nga ndërhyrja izrealite në Gaza.
“Komiteti ndërkombëtar nuk po bën sa duhet të ndalë luftën në Rripin e Gazës. Shumë njerëz po vdesin për shkak të urisë në Palestinë. Duam që atje të bëhet e mundur dërgimi i ndihmave. Njofton Klan Tv përcjell albinfo.ch.
Vizita e Fidan në Tiranë u shfrytëzua për të zhvilluar dhe takimin e dytë të grupit të dialogut politik mes dy vendeve, një mekanizëm që ka nisur të funksionojë 2 vite më parë.
Sa i përket bashkëpunimit ekonomik, investimet turke në Shqipëri llogariten në 3.7 miliardë Euro, ndërsa shkëmbimet tregtare në 760 milionë Euro. Afro 15 mijë shqiptarë janë të punësuar nga 830 kompani turke që zhvillojnë biznesin në vendin tonë
E-Diaspora
-
Një neurokirurg akademik shqiptar, në mes të Kolorados dhe Bazelit Dr. Edin Nevzati punon si neurokirurg në SHBA, në Universitetin e Kolorados ndërsa ruan lidhjen shkencore...
-
Florian Haçkaj: Një jetë përtej kufijve dhe një mision për Shqipërinë
-
Valdete Hoti, figurë frymëzuese dhe sinonim i humanizmit
-
43 orë në bllokim trafiku për të arritur në Kosovë nga Zvicra
-
Abdixhiku aludon se nga mbi 100 mijë të regjistruar për votim nga diaspora, 40 mijë janë mbështetës të LDK-së
Jeta në Zvicër
-
Si do të ndikojnë te qytetarët ndryshimet në ekonominë zvicerane në vitin 2025? Lajmi i mirë është se ekonomia e Zvicrës do të mbetet e qëndrueshme në përgjithësi –...
-
Ҫfarë mund të prisni në Zvicër në vitin 2025?
-
Taksat e turizmit shtohen në koston e pushimeve të skive në Alpet zvicerane
-
Aplikimi për patentë shoferë, një hap me rrezik të lartë për të moshuarit
-
Fishekzjarret zvicerane lëshojnë deri në 400 tonë grimca