Futboll

Shqiptarja e parë gjyqtare në Ligën e Kampionëve

Shqiptarja Emanuela Rusta është përzgjedhur gjyqtare nga UEFA, në ndeshjet e Ligës së Kampionëve për vajza.

Kjo shënon edhe historinë, pasi Rusta është shqiptarja e parë që përzgjidhet si gjyqtare.

Ajo do të vendosë drejtësi në ndeshjen mes Benfikës dhe Barcelonës, përcjell albinfo.ch.

Si ndihmëse Rusta do ketë edhe një gjyqtare tjetër shqiptare, Edjena Kapxhiu.

Ky sukses i gjyqtares shqiptare vjen pasi fillimisht ajo në vitin 2023 kaloi në Kategorinë e Parë të gjyqtareve të UEFA-s, ndërsa shpesh ajo gjykon edhe ndeshje të meshkujve në Superligën shqiptare.