Maqedonia

Sot Talat Xhaferi merr zyrtarisht detyrën si kryeministër

Për herë të parë një shqiptar, Talat Xhaferi, është zgjedhur kryeministër i Maqedonisë së Veriut.

Ai më 29 janarit do të marrë zyrtarisht detyrën e kryeministrit.

Nga ora 10:00 do të bëhet edhe pranim-dorëzimi i detyrës në mes të Dimitar Kovaçevskit e kryeministrit të ri të Maqedonisë së Veriut, Talat Xhaferi.

Pas ceremonisë së pranim-dorëzimit të detyrës, kryeministri i ri dhe paraardhësi i tij do të mbajnë një konferencë për media, ku më pas do të dalin edhe për shëtitje në Shkup.

Talat Xhaferi do të udhëheqë qeverinë teknike deri në shpalljen e zgjedhjeve të jashtëzakonshme në Maqedoninë e Veriut, të cilat do të mbahen më 8 maj./Klan Kosova