MARKETING

Çdo gjë që duhet të dini për ‘’Workshopin për agjent’’, organizuar nga Prime Travel

Kur filloni të mendoni për pushimet verore, sa më i herët që nisni me planifikimin e tyre, aq më shumë do ta keni mundësin të kapni oferta më të mira.

Për destinacione të reja me çmime të volitshme, partner i mirë në udhëtim është dikush që mund t’i besoni. Prime Travel, tash e disa vite pasionin e njerëzve për udhëtim e ka shkrirë në një eksperiencë tashmë të njohur.

Për këtë arsye në Prishtinë u mbajt ‘’Workshop-i për Agjent’’ në krye me Prime Travel.

Grupe të hotelerive ndërkombëtare ndanë ofertat e tyre verore me agjenci turistike ajrore nga Kosova për verën 2024.

Riviera turke dhe greke, përfshirë edhe destinacionet për në Dubai, Egjipt dhe Maldive, të cilat me vite kanë kultivuar kulturën e turizmit, edhe këtë vit synojnë që të grumbullojnë vizitorë nga Kosova.

Fisnik Dragusha nga Prime Travel ka potencuar edhe një herë fokusin e kompanisë së tij për Albinfo.

“Prime Travel ofron siguri, shërbim efikas, shërbim i cili është aty ku secilit i duhet, destinacione të ndryshme të kombinuara, oferta për tregun e korporatave që kanë të bëjnë me industrinë e udhëtimit dhe e cila ndihmon në menaxhimin e kostove të tyre. Ne ofrojmë edhe udhëtime në vendet tropikale, si Zanzi dhe Maldives, ku kombinojmë oferta për turistët që planifikojnë një përvjetorë, muaj te mjalti apo edhe udhëtime të kompanive te mëdha”, thotë investitori.

Dragusha ndan edhe rolin e Prime Travel si operator turistik në këtë workshop.

“Janë dy mënyra se si Prime Travel ndihmon në përzgjedhjen e destinacionit tuaj. Nëse ti deri tash ke marrë oferta përmes një agjencie të caktuar, e njëjta agjenci mund jetë anëtar yni ku mund të kërkosh oferta përmes operatorit Prime Travel. Por, nëse vjen direkt tek ne, atëherë ne kemi mundësi të ofrojmë udhëtime duke filluar nga ishujt më të afërt e deri tek Santorini”, ka vazhduar Dragusha.

Për të kuptuar më shumë rreth ofertave të hoteleve, ndalesën e parë në workshop e kishim tek shtandet e hoteleve turke, saktësisht tek korporata “Aydinbey”, Antalya.

Meher Kurtulmus, nga kjo kompani ndan pesë resortet në lokacione të ndryshme në Turqi për Albinfo.ch.

“Qëllimi ynë kryesor në këtë workshop është t’i njoftojmë agjencitë me hotelet tona. Ne dëshirojmë të mësojmë nga agjencitë turistike të Kosovës preferencat e klientëve, sepse disa mysafirë preferojnë hotele me shërbime luksoze dhe disa me çmime më ekonomike. Ne posedojmë pesë hotele, Gold Dreams në Alayna për klasën ekonomike dhe me çmime më të volitshme. Në Side kemi King’s Palace, vizitorët në këtë lokacion janë nga Gjermania, Austria dhe Zvicra. Hoteli i tretë është i vendosur në Belek Queen’s Palace, i njohur më shumë si hotel familjar. Në prill të këtij viti do të hapet edhe SUI Collection, ku gjithçka është më luksoze”, tha mbi të gjitha agjenti i shitjes nga Aydinbey Group.

Hoteli Vogue nga Antalya dhe Ethno me lokacion në Belek, të dy po ashtu nga Turqia, kishin ofertat e tyre të arsyeshme në këtë workshop.

Meqenëse Turqia ka qenë një ndër vendet e pakta ku kosovarët kanë udhëtuar pa viza, tani me liberalizimin e vizave, përfaqësuesit e hotelerive nga Turqia kërkuan që vizitorët e deritanishëm të mos e harrojnë as këtë verë rivierën turke.

Egjipti, vendi i cili dy-tre vitet e fundit ka arritur të grumbullojë vizitorë nga Kosova, edhe këtë sezon përmes Prime Travel do ta keni mundësi ta shijoni duke qëndruar në hotel Rixos.

Ugur Dulsiz, përfaqësues i Rixos, tregon se ofertat Ultra Exlusive, preferohen më së shumti nga mysafirët.

“E favorshme për turistët tanë është afërsia e hoteleve tona me airportin. Hoteli i ri Radamis, është hoteli më luksoz në tërë hapësirën e Sharm El Shikh, që për momentin është duke e ndërruar lojën e hoteleve dhe mënyrën se si kemi funksionuar deri tash. Deri tani kemi rreth 10 mijë dhoma në kuadër të hoteleve. Bashkëpunimi ynë me Prime Travel është më i rëndësishmi për ne. Fal tyre kemi arritur të krijojmë klientelë edhe nga Ballkani”, ka thënë ai.

Një bashkëpunim tjetër mes kompanisë për digjitalizimin e hoteleve ‘’Hotech’’, me Prime Travel dhe kompaninë ‘’I like Switzerland”, po lehtëson qasjen e klientit në shërbimet e hoteleve, duke filluar nga përzgjedhja e destinacionit e deri tek caktimi i hotelit.

Hotelet e tjera pjesëmarrëse në workshop ishin; Zeus nga Greqia, First Group nga Emiratet e Bashkuara, Dubai.

Së fundi, Prime Travel ka hapur një zyrë edhe në Zvicër për të qëndruar më afër turistëve nga atje.