Lajme
Cyrih: 17 piktorë e skulptorë shqiptarë ekspozojnë punimet e tyre artistike
Ekspozita e cila hapi siparin dje (26 janar 2024) mund të vizitohet deri më 1 mars
Duke filluar nga mbrëmë, në Spreitenbach të Kantonit Aargau, punimet e 17 piktorëve e skulptorëve shqiptarë qëndrojnë të ekspozuara në ambientet e ndërtesës së re të komunës, të këtij qyteti. Më saktë, në mbrëmjen e tëpremtes, 26 janar është bërë vernisazhi (hapja) e kësaj ekspozite.
Hapja e një ekspozite të këtyre përmasave nuk është një ngjarje që ndodh shpesh prandaj edhe prania e autoriteteve të komunës ashtu si dhe e atyre nga përfaqësitë diplomatike (Shqipëri dhe Kosovë) ishte e nivelit të lartë. Kështu, këtë aktivitet e kishin nderuar kryetari i komunës Spreitenbach, Markus Mötteli dhe nënkryetarja, njëherësh përgjegjëse për kulturë e komunës, Doris Schmid, shkruan albinfo.ch.
Po ashtu, në hapje mori pjesë dhe Ambasadori i RSh-së në Bernë, z.Mustafa Nano, i shoqëruar nga Sekretari i Parë, z.Valon Gashi, Sekretarja e Parë e Ambasadës së Republikës së Kosovës, znj. Shukrije Ramadani, Konsulli i Kosovës në Cyrih, z. Vigan Berisha, konsulli i Kosovës në Gjenevë, z. Rexhep Bajraktari etj.
Ekspozitën e ka shpallur të hapur, me një fjalë përshëndetjeje, kuratori i saj, artisti zviceran, Salvatore Mainardi. Ai me këtë rast ka folur për specifikat e kësaj ekspozite, me një numër kaq të madh të autorëve, që nuk është shumë e zakonshme për të, si kurator dhe për një ambient si ky në të cilin është hapur ekspozita.
Për këtë arritje, Mainardi ka falënderuar autoritetet komunale për mirëkuptimin e treguar, duke lënë në dispozicion një hapësirë të madhe, prej tre katesh, të ndërtesës moderne të komunës.
Ai ka falënderuar po ashtu edhe artistin e njohur Abudasemd Sadriun (Dussi), për ndihmën që i ka dhënë në organizimin e kësaj ekspozite përmassh të mëdha, gjegjësisht në përzgjedhjen e artistëve pjesëmarrës.
Emrat e artistëve që marrin pjesë në këtë ekspozitë, me pikturat gjegjësisht skulpturat e tyre
Ekspozitat e punimeve të artistëve shqiptarë në Zvicer, padyshim kanë për qëllim promovimin e kulturës dhe identitetit, por dhe artit në përgjithësi, duke sjellë përpara publikut zviceran historinë, traditën dhe vlerat kulturore të vendeve të origjinës. Ky përfaqësim i artit në një vend tjetër, si Zvicra shërben edhe si një formë e diplomacisë kulturore.
Ekspozimi i veprave të 17 artistëve shqiptarë nga Shqipëria, Kosova, Maqedonia e Lugina e Preshevës në Galerinë e qytetit të Spreitenbach, e cila hapi siparin dje (26 janar 2024) dhe do të qëndrojë e hapur deri më 1 mars, mund të kontribuojë edhe në ndërtimin e kontakteve dhe marrëdhënieve pozitive ndërmjet Shqipërisë, Kosovës dhe Zvicrës.
Këto ekspozita ndërkombëtare japin mundësinë për piktore shqiptarë të ndajnë talentin e tyre me një audiencë më të gjerë. Kjo mund të çojë në njohjen e tyre ndërkombëtare dhe rritjen e vlerës së tyre në skenën artistike globale.
Orari i ekspozitës:
E hënë: 8:30 – 11:30 dhe 13:30 – 18:30
Të martën deri të enjten: 8:30 – 11:30 dhe 13:30 – 16:00
Të premten: 8:30 – 15:00
Adresa: Gemeindegallerie, Bahnhofstrasse 28, 8957, Spreitenbach
E-Diaspora
-
Jurgen Uldedaj mund në vetëm 2 raunde rivalin, është i 15-ti në renditjen e 4 federatave të boksit Vetëm dy raunde i kanë mjaftuar boksierit shqiptar, Jurgen Uldedajt, të mposhtë rivalin që kishte përballë,...
-
Dënohet shqiptari, pjesë e mashtrimeve prej 1.8 milionë frangash, me Call Center
-
Gjykata në Cyrih dënon një shtetas të Kosovës dhe një të Shqipërisë me burgim dhe dëbim
-
Sonte në Bazel u shfaq premiera e komedisë shqiptaro-zvicerane “Te Berberi – rritet prapë”
-
albgala 2024: Yjet Shqiptare në Zvicër
Jeta në Zvicër
-
Gjashtë lajmet kryesore nga Zvicra për këtë javë Nga rregullat e reja për studentët ndërkombëtarë te buxheti i ri, këtu janë gjashtë lajme nga...
-
Pjesëmarrja rekord në notin e Krishtlindjeve në Gjenevë: 4400 notarë në temperaturën e ujit 8 gradë
-
Katër ligje të reja zvicerane që mund të ndikojnë tek ju
-
Këto pritet të jenë çmimet e biletave për Eurovision
-
Autoritetet e Gjenevës u kujtojnë banorëve që të shmangin mbingarkimin e dhomave të urgjencës gjatë pushimeve