Kosova
Bekteshi nënshkruan me klubin gjerman të basketbollit
Klubi gjerman i basketbollit, BBC Bayreuth, ka njoftuar se ka nënshkruar me gjermano-kosovarin Besnik Bekteshi.
Sipas njoftimit, Bekteshi ka filluar karrierën e tij të basketbollit në VfL Kirchheim unter Teck dhe më vonë u transferua në Akademinë e Basketbollit (BBA) të klubit të Bundesligës, Ludwigsburg. Kjo u pasua me paraqitje në liga të ndryshme gjermane si dhe në gara ndërkombëtare, transmeton albinfo.ch.
Kryetrajneri i BBC Bayreuth, Mladen Drijençiq, është shprehur i lumtur për këtë marrëveshje.
“Vështirësitë për të gjetur një lojtar me pasaportë gjermane dhe për të gjetur një lojtar të pozitës së tij që mund të na ndihmojë, ishin jashtëzakonisht të larta. Prandaj jam shumë i lumtur që arritëm të nënshkruajmë me Besnikun. Ai është një lojtar me përvojë, ish-lojtar i ndeshjeve ndërkombëtare i të rinjve dhe ka përvojë ndërkombëtare. Ai e njeh ProA dhe mund të luajë në dy pozita”, ka thënë ai.
Në anën tjetër, Bekteshi është shprehur i motivuar të japë gjithçka për skuadrën.
“Jam shumë i lumtur që kam mundësinë të luaj për një klub kaq të njohur si Bayreuth dhe jam super i motivuar të jap gjithçka për klubin dhe ekipin”, deklaroi ai.
Bekteshi do të mbërrijë sot në Bayreuth për një ekzaminim mjekësor dhe është ende e diskutueshme nëse ai do të mund të luajë në ndeshjen e radhës ndaj Giessen si mysafir.
Të tjera nga Kosova
E-Diaspora
-
Bernë: Dorëzohet për votim nisma që kërkon lehtësim të natyralizimit “Aktion Vierviertel” ("Katër të katërtat) ka dorëzuar sot në Bernë “Nismën për Demokracinë”, në krye të...
-
Ariana Qizmolli, me pjesën “Kërce pak”, në festivalin e vallëzimit, në Winterthur
-
Një deputete në Kuvendin e Shqipërisë, me doktoratë austriake
-
Aksident i rëndë në punë, humb jetën 41-vjeçari shqiptar në Itali
-
Pajtim Statovci fiton çmimin prestigjioz “Finlandia” në Stokholm
Jeta në Zvicër
-
Zvicra mbetet kampione evropiane në hekurudha Zvicra mbetet, deri tani, kampionia evropiane e udhëtimit me tren. Si për nga numri i udhëtimeve...
-
Bernë: Dorëzohet për votim nisma që kërkon lehtësim të natyralizimit
-
Gjykata Federale: Personat mbipeshë tani mund të marrin pension IV
-
Priten reshje të dendura bore në Zvicër: Këto rrugë tashmë janë mbyllur
-
Zviceranët do të votojnë për natyralizim më të lehtë